Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të dërgojë tenda për të përballuar dimrin dhe ndihma të tjera për të mbijetuarit turq nga tërmetet e javës së kaluar.
Sharif i bëri komentet gjatë një vizite në Turqi, ku u takua me Presidentin Erdogan. Pakistani ka dërguar tashmë një grumbull tendash dimri në Turqi.
Ndërkohë, vazhdon të mblidhet fonde shtesë nga personazhe publik në ndihmë të të prekurve të tërmetit.
Lajmi kryesor:
Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, mbi 44 mijë viktima! Eksperti turk: Mbi 100 mijë persona mund të jenë ende nën rrënoja







