BEOGRAD - Për herë të parë pas rreth 70 vjetësh, hapet drita jeshile për një takim mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Kreu i ri i qeverisë së Beogradi është shprehur i gatshëm për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Në një itnervistë për Deutsche Welle ai flet për një frymë të re marrëdhëniesh mes dy vendeve, duke e vlerësuar këtë takim të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të Serbisë.
“Sa i përket takimeve me zotin Rama, unë jam i gatshëm në çdo moment të takohem me të në Beograd apo në Tiranë. Thënë qartë: jam plotësisht i gatshëm për takim dhe bisedime me të. Mendoj se zoti Rama dhe unë do të takohemi dhe do të bisedojmë gjatë këtij viti. Për mua është absolutisht e parëndësishme se ku do të takohemi, unë nuk vuaj nga gjëra të këtilla. Unë mendoj se një takim i tillë është i rëndësishëm për Serbinë. Puna ime është që të mbroj interesat e Serbisë dhe mendoj se është me rëndësi që të takohem me kryeminisrin e Shqipërisë. Mendoj se një takim i tillë në asnjë mënyrë nuk do të destabilizonte rajonin. Përkundrazi”, është shprehur Vuçiç.
Aleksandër Vuçiç, i cili u zgjodh fitues në zgjedhjet e 16 marsit të këtij viti, më 27 prill do të marrë drejtimin e qeverisë serbe.
Vizita e planifikuar e Ramës në fillim të shkurtit në Beograd, e para e një Kryeministri shqiptar pas më shumë se gjysmë shekulli, prej 1946-ës, u shty për shkak të fushatës zgjedhore në Serbi.
Takimi mes dy kryeministrave do të jetë më i larti zyrtar mes dy vendeve, pasi deri më tani ka pasur vizita në rang ministrash të jashtëm dhe zëvendskryeministrash. Zv/kryeministri serb Çoviç në dhjetor të vitit 2002 u prit në Tiranë nga kryeministri i athershëm Fatos Nano. Ndërsa në tetorin e vitit të kaluar vizitoi Shqipërinë ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59