Në intervistën e tij të parë kryeministri i ri i Sirisë Mohammad al-Bashir foli për 3 objektivat kryesore të qeverisë së re. E para sipas AL Bashir, është rivendosja e sigurisë dhe stabilitetit në të gjitha qytetet e Sirisë.
I dyti do të jetë kthimi i miliona refugjatëve sirianë që janë jashtë vendit. I treti do të prekë ndërhyrjet në infrastrukturë me shërbime për energjinë ushqimin dhe ujin', tha ai për Corriere della Sera.
“Kapitali i tyre njerëzor, përvoja e tyre do t’i mundësojë vendit të lulëzojë. Kam një thirrje për të gjithë sirianët jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka fituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni! Ne duhet ta rindërtojmë, të rilindemi dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, tha ai.
Regjimi i Assadit në Siri ra më 8 dhjetor, kur pushtetin e mori organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS) e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe aleatë të saj.