Kryeministri i Spanjës në Tiranë: BE s’mund të kuptohet pa Ballkanin Perëndimor! Procesit të integrimit t’i japim një perspektivë Mesdhetare! Rama: Kemi pritshmëri të larta nga ju

Kryeministri i Spanjës në Tiranë: BE s’mund të kuptohet pa Ballkanin Perëndimor! Procesit të integrimit t’i japim një perspektivë Mesdhetare! Rama: Kemi pritshmëri të larta nga ju

Kryeministrat Pedro Sanchez dhe Edi Rama

TIRANË- Në vizitën e tij zyrtarë në Tiranë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, përsëriti mbështetjen që qeveria spanjolle ka për Shqipërinë në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian. Nisur nga pushtimi rus i Ukrainës, kreu i qeverisë spanjolle tha se kjo luftë duhet të na bashkojë, ndërsa falënderoi edhe Shqipërinë për sanksionet naj Rusisë. Kreu i qeverisë spanjolle tha në fjalën e tij se është e rëndësishme që t’i japim një perspektive mesdhetare procesit të Integrimit, duke shtuar se nuk mund ta lënë Shqipërinë pas dhe se duhet të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së.

Duke qenë se Spanja në 2023 merr drejtimin e presidencës së BE-së, kryeministri Edi Rama, tha nga ana tjetër se ka pritshmëri të larta në hapje të një sezoni, që sipas tij është shumë i dëshiruar dhe i përshtatshëm, pasi fillon me Spanjën, vijon me Belgjikën dhe më tutje me Hungarinë.

‘Është treshja që ka përfunduar negociatat e pranimit të Kroacisë në BE. Tre vende me pozicion të qartë e të palëkundur dhe të treja, të prirura të mbështesin Ballkanin Perëndimor në këtë proces.’- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shaiptare, u shpreh, po ashtu se është diskutuar edhe për Ballkanin e hapur dhe për të gjitha nismat në rajon që nxisin ekonominë, që nxisin lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve dhe është shumë e mirëpritur që kjo të ndodhë.

‘Ne po shohim një rritje të turistëve spanjollë në  Shqipëri, ne po shohim një rritje të interesit të sipërmarrjeve. Informova kryeministrin që kemi dy nga operatorët më të rëndësishëm të industrisë së turizmit në Spanjë, Melia Group dhe Iberostar që janë angazhuar në Shqipëri. Melia Group ka nënshkruar 5 apo 6 kontrata me struktura të reja hotelerie në Shqipëri. Iberostar po ashtu, ka aplikuar për resortin e parë turistik në zonën e Durrësit.’- tha Rama.

Por marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve, Sanchez tha se duhet që t’i forcojmë akoma edhe me tëper dhe se ka mundësi të mëdha për ndërmarrjet spanjolle që të vinë në infrastrukturë, turizëm, në sektorin energjetik. Sa i përket marrëdhënieve gjyqësore, Sanchez tha se bashkëpunimi në këtë drejtim është shumë pozitiv dhe është ndihmuar që të zhvillojnë operacione policore të përbashkëta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Kryeministri i Spanjës mbërrin në Presidencë, takim me Bajram Begajn

 

Pas takimit me Ramën, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur në Presidencë. Atje është pritur nga Presidenti Bajram Begaj, me të cilin do të zhvillojë një takim dhe pritet të diskutojnë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ora 11:30
E ardhmja e Shqipërisë në BE, Kryeministri Sanchez: Nuk mund të vendosim afat, por integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet parë me optimizëm 

 

Presidenca spanjolle do të udhëheqë BE në vitin 2023. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka theksuar se përkrahjen e Ballkanit Perëndimor duhet ta shohin me optimizëm për të ardhmen europiane. Ndër të tjera shtoi se është thelbësore që të shtojnë marrëdhëniet bilaterale me shtetet që duan të aderojnë në BE. Sa i përket reformave të Spanjës, Sanchez i bëri thirrje opozitës që të zbatojë Kushtetutën.

“Në lidhje me kohën dhe afatet, nuk mund t’i vendosim procesit një afat të caktuar aderimi por duam të shprehim përkrahje politike që të bëjmë përpjekje që rruga të jetë sa më e shpejtë. Jam shumë optimist për të ardhmen e BE dhe besoj se e kemi të qartë që cilat janë detyrat tona. Jam optimist se me pandeminë e luftën po shohim shpejtim të këtij procesi, po mbrojmë sovranitetin, po bashkëpunojmë në fushën e shëndetësisë, monedhës unike dhe monitorimin e borxhit për të realizuar ekonominë tonë dhe atë evropiane. Duke forcuar tregun tonë të brendshëm do të thotë të futen dhe vende të tjera. Në këtë rrugë të integrimit dhe përkrahjen e Ballkanit Perëndimor duhet ta shohim me optimizëm për të ardhmen europiane.

Në lidhje me afatet, më duket thelbësore që të shtojmë marrëdhëniet bilaterale me shtetet që duian të aderojnë në BE se kjo bën pjesë në detyrat tona. Ne kemi parë se si ka avancuar procesi i reflektimit dhe shohim marrëdhëniet pozitive mes vendeve.

Për reformat ligjore, kam shpjeguar në parlament qëndrimin ndaj partive politike në Spanjë dhe jam partizan për ndryshimin e kodit penal të Spanjës dhe besoj se është shoqëri e konsoliduar. Nuk është vetëm opinion politik, por shumica e akademikëve që kanë lidhje me Kodin Penal kanë sugjeruar se është e nevojshme të reformohet kodi penal në Spanjë. Kemi treguar në disa raste nevojën që duhet ta bëjmë se ka një gjykatë të përgjithshme, parlamentare. Qeveria e Spanjës duhet ta shtrojë këtë reformë sa më shpejt. Për llojet e emërimeve, janë disa çështje që duhen trajtuar nga zbatimi i Kushtetutës. Bëj thirrje partisë kryesore të opozitës që të zbatojë Kushtetutën”, tha Sanchez.

Ora 11:25
Sanchez: Pushtimi i Putinit në Ukrainë nuk mund të shtyjë zgjidhjen e konflikteve

 

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka folur për pushtimin e Rusisë duke thënë se të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se kjo nuk mund të ndikojë në zgjidhjen e konfliktit. Ndaj thekson se mund të bëjnë punë të mirë për të reduktuar mundësitë e presidentit rus në pushtimin e tij. 

“Do vijoj reflektimin e kryeministrit Rama. Mendoj se është e rëndësishme që të jemi të ndërgjegjshëm se invazioni i Putinit në Ukrainë nuk mund të shtyjë zgjidhjen e konflikteve. Mendoj që sa më shumë të angazhohemi në Bosnje-Hercegovinë për të nxjerrë nga situata e bllokimit të këtij vendi që të arrijë statusin e kandidatit, shumë më mirë do të jetë. Në këtë mënyrë, duke bërë politikë të mirë e duke menduar për brezat e ardhshëm, ne mund të bëjmë punë të mirë e të reduktojmë oportunitetet që ka Putini në pushtimin e tij.

Sa i përket dialogut me opozitën, Sanchez tha se shpreson që të bëhet sa më shpejt.

“Për dialogun është i rëndësishëm dhe ky dialog e të bëhet takimi me opozitën e dua të kujtoj që qeveria spanjolle duhet të zbatojë kartën sociale europiane që cakton 60% të pagës mesatare deri në fund të legjislaturës time”, tha Sanchez.

Ora 11:15
Rama: Morëm mësimin që të mos vëmë afate gjatë ndërveprimit në BE! Ja çfarë presim nga Presidenca spanjolle në 2023

 

Kryeministri Edi Rama ka thënë se gjatë periudhës së gjatë të çeljes së negociatave morën mësimin e rëndësishëm që të mos vënë afate gjatë ndërveprimit me BE. Sipas Ramës, nuk presin që presidenca spanjolle të bëjë punën e Shqipërisë apo të vërë afate, por të hapë rrugë për sinergji të reja në 2023.

“Në procesin e gjatë drejt çeljes së negociatave, kemi marrë një mësim të rëndësishëm. Asnjëherë mos i vër vetes afate kur je duke ndërvepruar me BE. Për ne është e rëndësishme që negociatat janë çelur dhe mund të shfrytëzojmë këtë kanal transferimi të dijes së shtet ndërtimit sepse procesi i negociatave na bën anëtar me të drejta të plota në BE, por hap pas hapi është për ne, jo BE. Është për të ndërtuar arkitekturën institucionale dhe të rendit ligjor demokratik që i jep mundësi bashkësisë sonë të funksionojë si një bashkësi e një vendi europian.

Nuk presim nga presidenca që të bëjnë punën tonë apo të vënë afate për detyrat tona. Se kur i bëjmë detyrat tona, është aftësia, këmbëngulja dhe efikasiteti ynë. Ne presim nga Presidenca spanjolle që të zgjerojnë bazën e ndërveprimit duke hapur rrugë për sinergji të reja, të stimulojnë paqen dhe bashkëpunimin. Nuk duhet të presim një luftë që të na bashkojë në një tryezë, as një pandemi, as të mbulohemi nga zjarret por të jemi bashkë edhe kur vjen puna për të mbështetur të rinjtë, sinergjinë mes universiteteve, për të mbështetur fermerët e kështu me radhë. Është proces win win dhe jam i bindur se presidenca spanjolle ka një rol që mund ta luajë për ta forcuar këtë sinergji europiane rreth vlerash dhe parimesh”, tha Rama.

Ora 11:10
Kryeministri spanjoll komplimenton Ramën: Është një nga politikanët më të shkëlyqer që kam takuar

Në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez nuk i kurseu komplimentet për kryeministrin e Edi Rama.

'Me këtë takim në Shqipëri, ne mbyllim një vizitë që po bëjmë gjatë 5 ditëve në të gjithë rajonin në Ballkanin Perëndimor dhe me zotin Rama si një mik i madh dhe si një shok i Partisë Socialiste dua të them që është një nga politikanët më të shkëlqyer që unë në vitet e mia si shef i qeverisë, kam takuar. Dhe jo vetëm nga mënyra se si shprehet, por për të gjithë angazhimet e tij europiane dhe sigurisht për formën me të cilën ai vepron dhe bën politikë dhe që janë hapa shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në plan ndërkombëtar. Unë jam shumë mirënjohës dhe e falënderoj këtë figurë politike, kryeministrin shqiptar. Nuk është ky një kompliment, por këtë gjë unë e besoj me vërtet dhe i uroj shqiptarët që kanë këtë kryeministër. Dua të kujtoj gjithashtu që më pak se një vit, ne jemi takuar përsëri me kryeministrin shqiptar në pallatin e Moncloa në Madrid, që ishte hera e parë në histori vizita zyrtare e kryeministrit shqiptar në Spanjë dhe tani është hera e parë vizita e kryeministrit spanjoll në Shqipëri.'- u shpreh Sanchez.

Ora 11:10
Sanchez: BE s’mund të kuptohet pa Ballkanin Perëndimor! Procesit të integrimit t’i japim një perspektivë Mesdhetare

1659349164_sancez.jpg

Kreu i qeverisë spanjollë në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, shprehu edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Sanchez u shpreh se BE nuk mund të kuptohet pa Ballkanin Perëndimor, ndër që theksoi se duhet t’i japim një perspektive mesdhetare procesit të integrimit.

‘24 shkurti, pra lufta në Ukrainë vë në dyshim rendin ndërkombëtar dhe na ka dhënë shumë shqetësime kjo luftë. Kjo luftë nuk do të ndryshojë vlerat që ne na bashkojnë. Rrugë të cilën në duhet ta ndjekim. Jo vetëm për t’u gjendur pranë, pasi na bashkojnë objektivat tona. Uroj që rruga drejt BE-së me në krye Ramën të jetë i suksesshëm. Nuk mund të kuptohet BE pa Ballkanin Perëndimor. Përveç proceve të aderimit është e mirë ideja për të krijuar këtë komunitet politik Europian, për të vendosur një marrëveshje në një nivel më të lartë diplomatik.  Bashkimi nuk është thjeshtë një klub vendesh. Ne po punojmë për lirinë dhe begatinë e vendeve tona dhe kemi nevojë të batojmë rregullat të përbashkëta për të arritur të njëjtat qëllime. Agresioni i Rusisë ka shkaktuar shumë probleme ekonomike, amulli dhe pasiguri se si do të vijohet me furnizimin me energji elektrike. Është e rëndësishme që vendet Evropiane të jenë të bashkuar.

Përgëzoj popullin shqiptar për sanksionet që Europa ka vendosur kundër qeverisë Rusë. Për mua vizita e parë mbas takimit që u bë midis qeverisë shqiptare dhe BE-së që ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por deri më sot Shqipëria ka pasur dhe do këtë mbështetjen e thellë dhe të vendosur në rrugën drejt BE-së. Përkrahim integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë drejt BE-së dhe në u themi të fillojnë reformat. Është e rëndësishme që t’i japim një perspektive mesdhetare procesit të Integrimit. Pjesëmarrja e Ramës në Madrid tregoi se aleanca jonë doli në këtë takim shumë më e fortë. Ne nuk duhet ta lemë Shqipërinë më pas, por ta nxisim që kjo pjesë e jugut të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së.’- tha kryeministri spanjoll.

Ora 10:45
Çelja e negociatave, Rama: Kemi pritshmëri të lartë nga Presidenca spanjolle në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

1659350501_rama2.jpg

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, kryeministri Edi Rama tha se Spanja është angazhuar për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Edhe Belgjika e Hungaria tha se janë të prirura të mbështesin Ballkanin Perëndimor në procesin e anëtarësimit për tu bërë anëtar të Evropës. Ndër të tjera tha se në takimin e ditës së sotëm kanë folur për nismat rajonale. 

“Na vjen mirë dhe dëshiroj që ta falënderoj Pedron për mbështetjen pa rezervë të Spanjës në procesin e integrimit në BE duke kujtuar që Spanja kishte një pozicion më të ngurtë se të terë duke qenë më kërkuese dhe fakti që sot Spanja është tërësisht e angazhuar në mbështetje të këtij procesi dhe ka qenë një nga aktorët më të zëshëm për të çelur negociatat, është edhe konfirmim i faktit se ne folëm me gjuhën e rezultateve konkrete që morën vlerësimin e të gjithëve. Kemi pritshmëri të lartë nga Presidenca spanjolle, e cila do të udhëheqë BE në 2023 në hapje të një sezoni që sipas nesh është shumë i dëshiruar dhe i përshtatshëm për ne se fillon me Spanjën, vijon me Belgjikën dhe më tutje me Hungarinë. Është treshja që ka përfunduar negociatat e pranimit të Kroacisë në BE. Tre vende me pozicion të qartë e të palëkundur dhe të treja, të prirura të mbështesin Ballkanin Perëndimor në këtë proces.

Folëm për rajonin, për nismat rajonale, për mënyrën se si ne mund ta integrojmë këtë proces nismash rajonale. Pa e zëvendësuar dhe anashkaluar procesin individual të çdo vendi, të krijojmë sinergji të reja, të cilat do të na afrojnë më tepër dhe më shpejt me rrjetin e institucioneve europiane. Sot ne shohim që është më efikase mbështetja për zjarret. Po ashtu me energjinë kemi shumë për të bërë. Dëshirojmë të jemi të integruar kur vjen puna për të bashkuar në një rrjet universitetet tona. Është proces që shpresojmë shumë që të jetë komplementar dhe pasurues i procesit të zgjerimit dhe integrimit të vendeve tona”, tha Rama.

Ora 10:18
Krijimi i grupit hetimor në luftën kundër krimit të organizuar, nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Spanjës

1659341756_RAMA2.jpg

Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe homologut spanjoll Pedro Sanchez, është nënshkruar marrëveshja 2 palëshe të Ministrisë të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Spanjës për krijimin e një ekipit hetimor në fushën e luftës kundër krimit tw organizuar. Bledi Çuçi dhe Alvaro Renedo Zalba, ambasador i Spanjës në Shqipëri.

Ora 08:52
Pritet me ceremoni zyrtare kryeministri i Spanjës, takohet me kreun e qeverisë Edi Rama

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, ka mbërritur në Tiranë. Sanchez është pritur me ceremoni zyrtare organizuar para kryeminstrisë, nga qeveria shqiptare ku eshë takuar me kryeministrin Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 01/08/2022 21:33

    Nuk ështé rastësi që Edvin shkjau shqipfolës sot ka këpucat e njejta si Vucici dje dhe sot, ky ështé një tradhtar i pështirë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?