Kryeministri Isa Mustafa në Samitin
 e Partive Popullore Evropiane

Kryeministri Isa Mustafa në Samitin<br /> e Partive Popullore Evropiane
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë sot në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që zhvillohet në Bruksel, bën me dije zyra e kryeministrit të Kosovës në faqen zyrtare.

Krahas kryeministrit Mustafa, në Samitin e zgjeruar të grupit më të madh të partive në Parlamentin Evropian do të jenë të pranishëm edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, kancelarja gjermane Angela Merkel, Mariano Rahoj, Viktor Orban, Nicolas Sarkozy dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane. Temë kryesore e Samitit të zgjeruar të EPP-së do të jetë takimi i radhës i Këshillit të Evropës.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni