Kryeministri kanadez Justin Trudeau, e la homologun belg me krahë hapur, pasi takoi fillimisht bashkëshorten e tij.Trudeau ishte mes liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s në Belgjikë.
Kryeministri kanadez mbërriti në darkën e liderëve të NATO-s në Bruksel dhe në momentin e takimit, u duk sikur po i drejtohej kryeministrit Charles Michel, i cili kishte hapur krahët.
Por Trudeau puthi dhe përqafoi fillimisht bashkëshorten e Michel, Amélie Derbaudrenghien, ndërsa ai reagoi duke qeshur. Një video e shkurtër e këtij momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet e përdoruesve.
Modeli i kryeministrit me te mire ne bote . Ishte fantastik
Përgjigju