Justin Trudeau do të japë sot dorëheqjen si kryeministri i 23-të i Kanadasë. Pas gati një dekade në pushtet, Trudeau do ta bëjë zyrtare dorëheqjen që e shpalli për herë të parë në janar, gjatë një takimi në Rideau Hall.
Aty, njeriu që solli përfitimin për fëmijët në Kanada, legalizoi mariuanën, drejtoi vendin gjatë pandemisë së COVID-19 dhe u përball me kritika të ashpra në vitet pasuese për çështje të përballueshmërisë nga taksa e karbonit te strehimi do të tërhiqet nga detyra.
Sipas një burimi të lartë qeveritar, Trudeau do të takohet privatisht me Guvernatoren e Përgjithshme, Mary Simon. Gjatë këtij takimi, ai do të japë dorëheqjen zyrtarisht dhe do t’i rekomandojë asaj të ftojë Mark Carney për të formuar qeverinë dhe për të prezantuar kabinetin e ri.
Në vend të tij do të vijë kryeministri i sapoemëruar, Mark Carney. Pesë ditë pas një fitoreje dërrmuese në garën për lidershipin e Partisë Liberale, Carney do të betohet për detyrën dhe besnikërinë, si dhe do t’i paraqesë Simon-it kabinetin e tij të ri, në një ceremoni që pritet të jetë më e thjeshtë krahasuar me ardhjen madhështore të Trudeau në pushtet në vitin 2015.
Mediat lokale kanë konfirmuar disa ndryshime të mëdha që Carney do të bëjë në ekipin e tij të parë, ndërsa synon të zvogëlojë ndjeshëm përmasat e përgjithshme të kabinetit, i cili shihet kryesisht si një kabinet para-zgjedhor.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, njoftoi dorëheqjen më 6 janar 2025, pas rritjes së pakënaqësive nga qytetarët kanadez për qeverisjen e tij.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 713
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryediplomatët e vendeve të G7 takim në Kanada, në fokus bisedimet e Rubios me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite
13 Mars, 18:42
-
'Fshini kufirin', Trump vazhdon ëndrrën për bashkimin me Kanadanë
12 Mars, 07:51
-
Ontario pezullon rritjen e çmimit të energjisë për Amerikën, Trump ndalon dyfishimin e tarifës doganore për metalet kanadeze
12 Mars, 07:13
-
Presidenti Trump godet Kanadanë me dyfishim tarifash doganore dhe tërhiqet brenda ditës
11 Mars, 16:09
-
Kanada/ Zgjidhet pasuesi i Trudeau-t, Mark Carney: Ne nuk do jemi shteti i 51 i SHBA, do bëjmë gjëra të paimagjinueshme
10 Mars, 07:49
-
A është Trump shkaku i rënies së tregjeve të aksioneve dhe kriptovalutave?
9 Mars, 08:26
-
Ministri i Donald Trump sulmon kryeministrin kanadez: Trudeau është një kokëbosh
8 Mars, 08:20
-
Një ditë pas pezullimit të tarifave doganore, Trump kërcënon sërish Kanadanë: Tarifa reciproke për lëndën drusore dhe produktet e bulmetit
7 Mars, 21:49
-
Kryeministri kanadez shpërthen në lot në konferencën për shtyp, pas talljeve të Trump (VIDEO)
7 Mars, 13:00
-
Presidenti Trump pezullon tarifat doganore 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja
6 Mars, 18:30
-
Trudeau i kërkon Trump të revokojë tarifat e larta doganore ndaj mallrave kanadezë, presidenti amerikan: Po e përdor këtë çështje për të qëndruar në pushtet
5 Mars, 20:11
-
Kanadaja do të ndërpresë energjinë elektrike për SHBA-në pas tarifave të reja doganore: Duhet të veprojmë menjëherë
5 Mars, 10:54