SERBI - Në prag të takimit të tretë mes liderve të Kinës dhe Europës Qendrore që do të mbahet nesër në Beograd, kryeministri kinez, Li Keqijang ka folur për partneritetin shqiptaro-kinez, duke e cilësuar bashkëpunimin me Shqipërinë një miqësi të thellë tradicionale dhe të shëndoshë.

Referuar Shqipërisë ai citoi dhe një shprehje të vjetër kineze dhe historinë ndër vite: “Miqtë janë si vera. Sa e vjetër, aq e mire. Sot, shumë njerëz në Kinë kujtojnë ende kontributin historik të Shqipërsië në vendosjen e të drejtave të ligjshme të Kinës në Kombet e Bashkuara në vitin 1971”, citoi kryeministri kinez.
 
Sipas tij, miqësia e thellë e tradicionale dhe besimi i shëndoshë e reciprok kanë hedhur një themel të fortë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Kinës e Shqipërisë, duke shtuar gatishmërinë e qeverisë kineze për të forcuar vrullin e bashkëpunimit.
 
 
 
 
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)