TIRANE - Kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa, u vlerësua me medaljen “Nderi i Akademisë” me motivacionin: “Për kontribut të spikatur shkencor e pedagogjik, për arritjet e çmuara personale në ndërthurjen e vlerave të shkencës me kapacitetet administrative të drejtimit të pushtetit vendor dhe atij qendror në të mirë të zhvillimit ekonomik e shoqëror, për mbështetjen e vazhdueshme të marrëdhënieve mes akademive tona dhe më gjerë të shkencës, si faktor zhvillimi e mirëqenieje në Republikën e Kosovës”.
Medalja i është dorëzuar Mustafa, sot në mesditë në selinë e Akademisë së Shkencave, në prani të zyrtarëve të tjerë si zv/Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala apo ambasadorët përkatës të dy vendeve në Tiranë dhe Prishtinë.
Ajo që u theksua dhe u vlerësua në vecanti gjatë kësaj mbledhjeje ishte dhe kapaciteti i lartë akademik i zyrtarëve të lartë dhe autoriteteve shtetërore, faktor ky qe ndikon pozitivisht në zhvillimin e vendit.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com