Kryeministri Kurti kërkon nisjen e procedurës për shkarkimin e Thaçit: Ka shkelur Kushtetutën përmes një marrëveshje sekrete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi të kryej hetime për presidentin Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në komunikatën e lëshuar nga Albin Kurti thuhet se “Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj”.

‘Unë, - shkruan Kurti - e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht  rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj dhe garantoi se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”.

Zyra e Kryeministrit njofton se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 mes Thaçit dhe dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen parashihte të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, për një periudhë pa afat.

Albin Kurti, ka njoftuar sot përmes një shkrese zyrtare se e ka informuar edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete, për të cilin Kurti mendon se është shkelur kushtetuta e vendit.

Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kur ishte në krye të qeverisë kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013. 
“Dje pasdite i kam nisur një letër zonjës Vjosa Osmani, presidentit të vendit dhe kryeprokurorit, lidhur me një marrëveshje sekrete të nënshkruar në vitin 2013 e cila ishte  zotim i njëanshëm i Thaçit”. 
Kurti tha se për ne është shumë e rëndësishme që të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë, “nuk besojmë se e ka kërkuar Brukseli, mund ta ketë kërkuar Serbia, është një gjë që duhet të hetohet”
Para se të shkojmë në Konferencën e Mynihut jam përpjekur që ta takoj Thaçin, edhe më tej jam interesuar që të takohem me të në mënyrë që në politikën e jashtme të mos jemi kakofoni zërash”, shtoi Thaçi
Kryeministri tha se ai do të udhëheqë me dialogun Kosovë – Serbi, por  ka kërkuar që të bashkëpunojnë për politikën e jashtme edhe me presidentin e vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik