BEJRUT- Kryeministri në largim i Libanit Hassan Diab dhe tre ish ministra janë akuzuar ditën e sotme për neglizhencë lidhur me shpërthimin e portit të Bejrutit, që çoi në vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve në shpërthimin masiv të portit Beirutit.
Fadi Sawan, gjykatësi që heton çështjen akuzoi Diab, ish-ministrat e punëve publike Ghazi Zaeiter dhe Youssef Fenianos dhe ish-ministrin e financave Ali Hassan Khalil, tregon Al Jaezzera.
Diab do të merret në pyetje si i pandehur të hënën në Grand Serail, selia e qeverisë në Bejrut. Ai gjithashtu ka thirrur të tre ministrat të hënën, të martën dhe të mërkurën. Vendimi i gjyqtarit vjen dy javë pasi ai i dërgoi një letër Parlamentit libanez duke u kërkuar anëtarëve të hetonin ministrat lidhur me shpërthimin në një gjykatë të posaçme parlamentare për ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.
Vendimi për të ndjekur penalisht kryeministrin në largim dhe ish-ministrat bazohet në korrespondencën e shkruar të verifikuar që u është dërguar atyre, duke paralajmëruar zyrtarët rreth gati 3,000 tonë material shpërthyes në portin e Beirutit.
Diab, ka thënë se ai fillimisht mësoi për praninë e materialit shpërthyes më 3 qershor, 2020, por priti derisa një raport nga agjencia e Sigurimit të Shtetit për çështjen t'i dorëzohej në fund të korrikut.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
64.4%
-
Jo
29.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 590
Lajme të tjera
-
Bejrut/ 6 viktima nga të shtënat me armë gjatë protestës, kryeministri shpall sot ditë zie
15 Tetor 2021, 07:52
-
Të shtëna me armë zjarri gjatë protestës në Bejrut, 6 viktima dhe disa të plagosur
14 Tetor 2021, 12:39
-
Nusja e Bejrutit: Kur gëzimi u shndërrua në tmerr nga shpërthimi i Portit
5 Gusht 2021, 15:05
-
Shpërthimi në Bejrut/ Libani kërkon nga Interpoli arrestimin e dy rusëve
2 Tetor 2020, 16:11
-
OKB/ Kryeministri Netanyahu: Hezbollah ka fshehur raketa mes shtëpive të Bejrutit
30 Shtator 2020, 14:27
-
Libani nuk gjen qetësi/ Shpërthim në një depo armësh, disa të plagosur
22 Shtator 2020, 16:46
-
Një muaj pas shpërthimit/ Nën rrënojat e Bejrutit dëgjohen rrahje zemre…shpresë për një të mbijetuar
4 Shtator 2020, 15:52
-
Momente shprese në Bejrut, mjeku hero asiston në lindjen e foshnjës pavarësisht plagëve të marra
14 Gusht 2020, 20:24
-
Shpërthimi në Bejrut/ Gazetari libanez për Report Tv: S'presim të ketë mbijetuar! Pas dorëheqjes së qeverisë s'besojmë se do ketë shumë ndryshime
11 Gusht 2020, 18:59
-
Dorëhiqet qeveria libaneze pas shpërthimit në portin e Bejrutit
10 Gusht 2020, 18:52
-
298 milion dollarë ndihma për Libanin/ Protestat vijojnë! Dorëhiqen ministra e deputetë...prag zgjedhjesh të parakohshme (VIDEO)
10 Gusht 2020, 11:53
-
Shpërthimi në Beirut/ Historia 6-vjeçare e kimikateve që duhej dorëzuar në Mozambik
9 Gusht 2020, 20:16