Izraeli ka shënjestruar Ali Larijanin, kreun e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një sulm në Teheran natën e së hënës, sipas një burimi izraelit të njohur me çështjen. Forcat izraelite po presin ende rezultatet e sulmit, të njohura si vlerësim i dëmit të betejës, për të përcaktuar nëse Larijani u vra ose u plagos.

Dronë dhe raketa janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-ve në Bagdad, në atë që është përshkruar si “sulmi më intensiv” që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rihapur hapësirën ajrore pasi e kishin mbyllur për shkak të kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani. Në orët e para të mëngjesit u dëgjuan shpërthime në Dubai dhe në Doha, Katar.

Një sulm me dronë shkaktoi sërish një zjarr në një depo karburanti në Fujairah që është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur në bregun lindor të vendit, përballë Gjirit të Omanit, por nuk pati të lënduar.

Trump përsëriti thirrjen e tij që vendet e tjera, veçanërisht aleatët e NATO-s, të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, dhe thotë se është befasuar që shumë liderë botërorë nuk kanë qenë “të etur” për t’u përfshirë në këtë rrugë kyçe të transportit të naftës.

Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se kjo luftë “nuk është një çështje për NATO-n”, ndërsa NATO thotë se “aleatët tashmë kanë shtuar përpjekjet për të ofruar siguri shtesë në Mesdhe”.

Ndërkohë, liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë publikuan një deklaratë të përbashkët, duke thënë se një ofensivë e madhe tokësore izraelite në Liban do të kishte “pasoja shkatërruese humanitare”.

Më herët, ushtria izraelite tha se kishte nisur “një valë të gjerë sulmesh” në qytetet e Teheranit, Shirazit dhe Tabrizit, si dhe Bejrutit në Liban.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:34
Sulmet izraelite shënjestrojnë shefin e Sigurisë të Iranit, Ali Larijanin: Nuk dihet nëse është plagosur apo ka vdekur

1772461463_alilarijani.jpg

Izraeli ka shënjestruar Ali Larijanin, kreun e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një sulm në Teheran natën e së hënës, sipas një burimi izraelit të njohur me çështjen.

Forcat izraelite po presin ende rezultatet e sulmit, të njohura si vlerësim i dëmit të betejës, për të përcaktuar nëse Larijani u vra ose u plagos.

Të martën në mëngjes, Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, tha: “Ne patëm arritje të konsiderueshme në Iran mbrëmë.”

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kryen një valë sulmesh paralele të hënën në mbrëmje kundër qyteteve Teheran, Shiraz dhe Tabriz. IDF nuk përmendi asgjë për synimin ndaj Larijanit, duke përmendur në vend të kësaj vendet e prodhimit të raketave dhe qendrat e komandës si objektiva.

“Përveç dëmit të vazhdueshëm dhe dobësimit të kapaciteteve ushtarake dhe të prodhimit industrial, ne veprojmë kundër elementëve të Gardës Revolucionare dhe aparatit shtypës të regjimit,” tha Zamir gjatë një vlerësimi të situatës.

Izraeli gjithashtu goditi figura të larta të Xhihadit Islamik Palestinez, një grup militant i mbështetur nga Irani në Gaza, në një sulm të ndarë disa ditë më parë, tha burimi izraelit për CNN.

Ora 08:22
Dronë e raketa mbi ambasadën amerikane në Bagdad, Iraku: Sulmi më intensiv që prej fillimit

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është vënë në shënjestër nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa, sipas raportimeve nga Reuters dhe AFP.

Burime të sigurisë irakiane kanë thënë kësaj të fundit se ishte “sulmi më intensiv që nga fillimi i tyre”.

Ambasada kishte lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Irak rreth gjashtë orë më parë, ku paralajmëronte se “milicitë terroriste të lidhura me Iranin kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur Zonën Ndërkombëtare” në qendër të Bagdadit.

Ora 07:54
Ishulli Kharg pikë kritike, kërcënon Irani: Nëse sulmoni, impiantet e naftës në Lindjen e Mesme do të kthehen në grumbuj hiri

Impiantet e naftës dhe gazit në Lindjen e Mesme do të kthehen në “grumbuj hiri” nëse Shtetet e Bashkuara godasin impiantet në ishullin Kharg, deklaroi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, Abolfazl Shekarchi.

Sipas Axios, Uashingtoni po shqyrton mundësinë për të marrë nën kontroll ishullin për të “nxjerrë jashtë loje ekonomikisht Teheranin”. Në këtë ishull ndodhet terminali më i madh i naftës i Republikës Islamike, i cili përpunon 90% të eksporteve të saj.