/ATSH-DPA/ - Kryeministri i ri liberal danez, Lars Lokke Rasmussen njoftoi sot përbërjen e kabinetit të ri qeveritar të vendit skandinav.
Kristian Jensen mori postin e ministrit të Jashtëm, në ndërkohë që ministri i ri i Financave do të jetë Claus Hjort Frederiksen.
Rasmussen nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri koalicioni me partitë e tjera të qendrës së djathtë dhe deklaroi dje se do të formonte i vetëm qeverinë.