TIRANË- Në 100 vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu, kryeministri Xavier Bettel zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kreu i qeverisë Edi Rama. Rama dhe Bettel mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ku vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa Rama kishte një falënderim të veçantë për Bettel për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtim e saj drejt integrimit Europian. Rama tha se Bettel është avokati ynë në institucionet ku Shqipëria nuk ka pasur zë.

"Në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm", tha Rama. 

Nga ana tjetër Bettel vlerësoi përparim e Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë punë përpara për të bërë. Bettel dha edhe arsyen përse u ‘avokati’ i Shqipërisë në procesin e çelës së negociatave. Ai tha se na mbështeti për shkak se vendet që kanë plotësuar kushtet nuk duhet të mbahen peng i integrimit arsye të politikave kombëtare. 

Ai theksoi se kur një vend i ka bërë detyrat duhet të thuhet po dhe të ecet përpara. Kryeministri Luksemburgut tha se ky është vetëm fillimi i rrugës, ndërsa Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE dhe duhet të nisin gradualisht hapat që vendi ynë të marrë pjesë në mënyrë aktive.

"Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës", tha Bettel. 

Në fokus të diskutimeve mes Ramës dhe Battel kanë qenë edhe lufta në Ukrainë, situata në rajon, turizmi, por edhe investimet e kompanive nga Luksemburgu në Shqipëri. Bettel tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për tu ulur tensionet dhe të gjejnë një zgjidhje.

Ndalur në investimet e kompanive nga Luksemburgu, Rama tha se kompanitë kanë filluar të interesohen për rajonin deh prandaj duhet t’i ftojnë që të investojnë në vendin tonë, ndërsa Bettel e ftoi në një vizitë në Luksemburg për t'i bidnur kompanitë.

FOTO +VIDEO nga pritja zytare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Rama në konferencë me Bettel: Procesin e negociatave duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për BE-në!

Shqipëria nuk po kërkon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke “përfituar” nga situata e krijuar në Ukrainë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ku theksoi se procesi i negociatave është një proces për veten tone, që do e ndihmojë Shqipërinë në mbushjen e kritereve, e se nuk po e bëjmë për Europë.

“Unë i qëndroj asaj që ne i kishim bërë të gjitha detyrat e shtëpisë e merrnim refuzim pas refuzimi. Nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, por të hapim negociata. Procesi i negociatave është një proces që duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun. Do të na ndihmojë për përmbushjen e të gjitha kritereve. Ne të ndërtojmë shtetin evropian në vendin tonë dhe të jemi pjesë e familjes evropiane si vend europian. Ne nuk kemi arsye të kërkojmë përshpejtime artificiale për shkak të luftës në Ukrainë. Unë edhe në Kiev e thashë që uroj që ukrainasit statusin e kandidatit të mos e marrin si futje në BE pasi kërkon një kohë të gjatë, por mendoj se për shkak të kësaj situate mendoj se bashkërisht duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit politik, me atë që Macron e quan bashkëpunim i ri politik. Ne kemi idetë zona, po punojmë edhe me qeverinë holandeze për një propozim si mund të bëhet ky thellim, ky është një proces që mund ta përshpejtojnë po jo anëtarësimi. Detyrat tona i bëjmë për veten tonë. Kur i bëjmë, do themi jemi gati”, u shpreh Rama.

Bettel, nga ana e tij, tha se negociatat me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u #përshpejtuan për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse dy vendet plotësuan kriteret.

Mund të punojmë më ngushtësisht, por për hir të situatës nuk duhet të kapërcejmë kriteret e Kopenhagënit. Shqipëria dhe RMV nuk i hapen negociatat për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse plotësuan dhe respektuan kriteret”, tha ai.

Ora 11:15
Kryeministri i Luksemburgut: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende rrugë përpara

 

Kryeministri i Luksemburgut tha se është i lumtur që më në fund iu hapën negociatat Shqipërisë. Ai tha se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.

“Rruga që keni bërë nga ajo kohë është për ta inkurajuar. Ka ende potencial për marrëdhëniet tona. Kemi firma që po investojnë në rajon, është e rëndësishme që kur të bëjnë zgjedhjet. Shqipëria të jetë zgjedhje. Duhet të vish në Luksemburg për ti bindur palët që të vijnë këtu. Kemi hapur negociatat e anëtarësimit në BE dhe duhet t’iu them që ka shumë gjëra që më motivuan për të bërë avokatin. Nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.

Gjëja e dytë, Edi është dikush që i thotë gjërat. Nuk mund të ngushëllojmë kur na kërkoi diçka, është sikur të vësh një fradë dhe kufirin ta shtysh më shumë. Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës. Folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë më aktive. Në këtë para familje, jo thjesht sallë pritjeje të gjejmë forma sesi mund të marrë pjesë”, tha ai.

Ora 11:14
Kryeministri i Luksemburgut: Jemi të lumtur për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës! Nga miqësia dhe bujaria jemi të barabartë

 

 Kryeministri Luksemburgut ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e saj me Ukrainën dhe për problematikat e rajonit së fundmi.

Kryeministri u shpreh se pas Buchës situata në Ukrainë ishte e tmerrshme dhe e neveritshme dhe nuk mund të kishe një komunikim normal me presidentin Putin.

‘E di që Kosova e Serbia duhet të ecin para nuk duhet t’ia lejojnë vetes konfliktet shtesë. Folëm edhe për Ukrainën sepse kjo lidhet me demokracinë me vlerat tona. Sa kohë do ti lejomë vetes një zgjidhje pa zgjidhjeje. Jam i kënaqur që me Ramën ne bëjmë pjesë me ata që mbështesin Ukrainën sepse shpresa është e rëndësishme.

Mendoj edhe për miqtë e mi ukrainas, unë dikur pata komunikime me të dy liderët edhe me Zelenskyn dhe Putinit. Por kur pashë Buchën, atë kasaphanë unë nuk mundesha më! Njerëz që qëlloheshin me një plumb në kokë dhe me e neveritshmja, ushtarët që u dekoruan. Nuk mund ta shihja këtë.

Kështu që e falenderojmë Shqipërinë. Për nga miqësia dhe bujaria jemi të gjithë të barabartë, ta dimë që vetëm avancoj shumë shpejt por bashkë shkojmë më larg.’- tha ai.

Ora 11:08
Vizita e Xavier Bettel në Tiranë, Rama: Përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu

 

Vizita e kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel në Tiranë përkon me 100-vjetorin e njohjes së Shqipërisë nga Luksemburgu

Ora 11:05
Rama Dëshirojmë të kemi aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksemburgeze të interesuara për rajonin

 

Kryeministri Rama ka ndarë në konferencën për media tematikat e bisedimeve me homologun e tij luksemburgez. Ai e falenderi për ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë.

‘Tanimë ne jemi në procesin e negociatave, kemi  folur për konfliktin dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për agresionin rus. Kemi folur për vijimësinë  e procesit  të për afrimit politik mes bashkimit evropian dhe vendeve që negociojnë për të. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale sepse Luksemburgu është vend i vogël por njëlloj si floriri me një peshë shumë të madhe.

Ne këtu dëshirojmë të kemi një aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksmburgez kanë filluar të interesohen për rajonin. Dhe është e rëndësishme që ne ti ftojmë, duke kapërcyer atë barrierën që i dëmton dëmton të tjerët të vijën në Shqipëri kur s’ka qenë asnjëherë dhe e kanë për herë të parë. Në Luksemburg ka një pakicë shqiptare shumë të nderuar, kryeministri flet me një respekt shumë të madh për ta. Dua ta mbyll fjalën për kryeministrin dhe interesimin e tij të posaçëm për rajonin, është e rëndësishme të kuptohet që Luksemburgu  në tryezën në BE është i rëndësishëm. Dhe përpjekja për të nxitur, bashkëpunimin rajonal, targat e Serbisë dhe Kosovës, për të nxitur politikë sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës të Luksemburgut dhe kryeministrit.  Dua ta falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri dhe ndihmën në BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë.’- tha Rama.

Ora 10:57
Rama në konferencë me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetja jonë më e madhe për çeljen e negociatave, ka qenë 'avokati' ynë

 

Kryeministri Edi Rama në konferncën për hstyp me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel dhe se ai ka qenë mbështetja më e madhe e Shqipërisë dhe Maqedinisë së Verut për çeljen e negociatave. Rama tha se ai ka qenë avokati i Shqipërisë në institucionet ku ne nuk kemi pasur zë.

Një mik i çmuar jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu dhe kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave. E falënderoj përsëri dhe dua ta falënderoj publikisht për faktin që në të gjithë rastet kryeministri ka qenë avokat i yni edhe ku ne nuk kemi qenë të pranishëm. Dua ta falënderoj që mbajti fjalën me një vonesë relative për të vizatuar Shqipërinë, më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë me historinë e marrëdhënieve tona me Luksemburgun, 100 vjet nga njohja që leuk i bëri shtetit shqiptar.

Ora 09:56
VIDEOLAJM/ Kryeministri i Luksemburgut në Tiranë, zgjatet në majë të gishtave gjatë fotos zyrtare me Ramën

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Teksa Rama dhe Bettel po bënin foton zyrtare, Bettel me humor u zgjat në majtë të gishtave për të arritur Ramën.


1661500212_Sequence03.00150412.Still054.jpg