Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim, proces ky nëpër të cilin duhet të kaloj vendi në rrugën e anëtarësimin të plotë në union.
“Ne kërkojmë datën e bisedimeve dhe jo anëtarësim të menjëhershëm. Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE-ja është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropën. Ne ndryshuam emrin dhe ruajtëm identitetin”, ka deklaruar Zaev në një forum ndërkombëtar në Austri, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë evropian.
Kryeministri maqedonas, siç ka njoftuar kabineti i tij, ka takuar komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se “marrja e datës për fillimin e negociatave do të jetë e rëndësishme për vendin, sepse do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të reformave në të gjitha fushat me rritëm më të shpejtuar”.
Komisionari Hahn, siç thuhet në njoftim, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrit Zaev për punën e bërë, e cila sipas tij duhet të vlerësohet nga BE-ja.
Ndërkohë. opozita në Shkup ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Zaevit lidhur me gatishmërinë e saj për të kontribuar në marrjen e datës së bisedimeve. Opozita thotë se data nuk është marr pasi nuk janë bërë reformat.
“Jemi të gatshëm që t’i ofrojmë të gjitha kapacitetet tona që të përmirësohen ata standarde që do të nënkuptonin anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në BE, marrje të datës dhe zbatimin ereformave. Reformat ngecin dhe pikërisht për këtë s’kemi datë”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski. /REL
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
11.9%
-
S'do votoj
6.5%
Vota total: 463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedia e Koçanit, Maqedonia e Veriut ndalon mjetet piroteknike në ambientet e mbyllura! BDI akuzon: Po manipulohen hetimet
22 Mars, 13:11
-
Kush është përgjegjës për vdekjet në Maqedoninë e Veriut?
20 Mars, 18:11
-
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, sot përcillen në banesën e fundit 30 prej të rinjve
20 Mars, 11:43
-
Historia e rëndë e shkeljeve të diskos ‘PULSE’ në Koçan/ Si arriti të punojë 12 vite pa i plotësuar kushtet dhe pa licencë ?
19 Mars, 15:46
-
Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Klubet në Tiranë kanë siguri, ligji i detyron bizneset të pajisen me certifikata
19 Mars, 14:24
-
Maqedoni e Veriut/ Tragjedia me 59 viktima në Koçan, mijëra qytetarë protestojnë në Shkup, paralajmërojnë përshkallëzim
18 Mars, 19:20
-
Akuzohet për korrupsion, arrestohet ish-kryebashkiakja e Nishit, Dragana Sotirovski po kthehej nga Greqia
21 Shkurt, 21:01
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06