Kryeministri Mustafa "krenohet"
"Aktualisht në ISIS 70 kosovarë"

Kryeministri Mustafa "krenohet"<br />"Aktualisht në ISIS 70 kosovarë"
Artikujt e mediave botërore se në radhët e ushtrisë të shtetit islamik ka 300 shtetas kosovarë, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Isa Mustafa. 

Gjatë konferencës së tretë ndërkombëtare “Gërmia Hill” që po mbahet në Prishtinë, Mustafa deklaroi se numri i kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak ka rënë në më pak se 70, krahas 300 vetave që ka qenë gjatë viteve të fundit, raporton gazeta Ekspress.
 
Në këtë konferencë prej për dy ditë rresht do të diskutohet për migrimin, luftën ndaj terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe konflikti në Ukrainë dhe Siri. 

Po kështu kryeministri ka deklaruar se është keqkuptim dhe paragjykim që Kosova të identifikohet me lumenj te emigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, pasi sipas tij gjatë dhjetorit të vitit të kaluar vetëm pesë qytetarë të vendit kërkuan azil në BE.
 
“Ne kemi arritur që nga 13 mijë azilkërkues nga Kosova që kanë kërkuar azil përmes Hungarisë në shkurt të vitit të kaluar, numri në dhjetor të vitit që shkoi ka qenë 5 persona”, ka thënë Mustafa.

Më tej ai deklaroi se janë arrestuar shumë përhapës të ISIS-it, janë mbyllur shumë OJQ që e kanë keqpërdorur Kosovën për objektiva radikale dhe janë marrë masa ligjore ndaj fondeve që dyshohet se janë përdorur për këto aktivitete.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin