Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur përsëri se ushtria izraelite nuk do t'i japë fund pushtimit të Libanit jugor.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Netanyahu tha se direktiva e tij, e ndarë me ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, ishte e qartë dhe e pandryshuar.

"Luftëtarët tanë në Libanin jugor kanë liri të plotë veprimi për të penguar çdo kërcënim të drejtpërdrejtë ose të ri ndaj tyre ose ndaj banorëve të veriut. IDF nuk ka kufizime në këtë drejtim", tha ai.

"Unë qëndroj i vendosur se ne do të qëndrojmë në zonën e sigurisë në Libanin jugor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur banorët e veriut dhe të gjithë qytetarët e vendit", vijoi ai më tej.

Kujtojmë se Izraeli ka pohuar se do të vazhdojë të pushtojë Libanin jugor, të cilin e konsolidoi në operacionet ofensive në fillim të këtij muaji, si një "zonë tampon" ndaj kërcënimeve nga Hezbollahu.

Megjithatë, Irani ka këmbëngulur që çdo marrëveshje përfundimtare paqeje me SHBA-në duhet të përfshijë tërheqjen e Izraelit nga Libani.

Duke folur më parë me gazetarët në Zvicër, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se situata në Liban ishte "në zhvillim e sipër".


Lajmi kryesor:

Bisedimet SHBA-Iran për paqe, raundi i parë i negociatave ‘përparim inkurajues’! Plan veprimi për t’i dhënë fund luftës përfundimisht brenda 60 ditëve