Kryeministri polak Donald Tusk: Evropa ka hyrë në epokën e paraluftës, nuk kam parë situatë të tillë që nga 1945
Kryeministri polak Donald Tusk
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar për kërcënimin “real” të një konflikti në Evropë, duke thënë se për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kontinenti ka hyrë “në epokën e paraluftës”.
“Lufta më nuk është koncept i së shkuarës. Është real dhe ka nisur dy vjet më parë. Gjëja më shqetësuese për momentin është se çdo skenar është i mundshëm. Nuk kam parë një situatë të tillë që nga viti 1945”, tha Tusk gjatë një interviste dhënë për grupin medial evropian, Lena, më 29 mars.
“E di që tingëllon e tmerrshme, veçmas për gjeneratën e re, por ne duhet ta pranojmë faktin që epoka e luftës ka nisur: epoka e paraluftës. Nuk po ekzagjeroj. Çdo ditë e më shumë kjo po bëhet më e qartë”.
Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi mbi dy vjet më parë, përmbysi ndjenjën e liderëve evropianë për paqe të palëkundur të pasluftës, duke nxitur shumë shtete të rrisin prodhimin e armëve për të furnizuar edhe Kievin, por edhe ushtritë e tyre.
Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shteti i së cilit është një prej mbështetësve më të mëdhenj i Ukrainës fqinje, tha se nëse humb Kievi “askush” në Evropë nuk do të ndihet i sigurt.
Polonia kufizohet me Ukrainën dhe një ditë më parë ushtria polake njoftoi se kishte aktivizuar avionët luftarakë të ushtrisë, pas sulmeve ruse në Ukrainë, që ndodhën afër kufirit me Poloninë./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
40.6%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 7964
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusi-Ukrainë, 'nyja e territoreve' nga Krimea në Kursk - Putini kërkon një territor sa e gjithë Greqia
13 Shkurt, 20:18
-
Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë! Ndihmë për avancimin në integrimin në BE
13 Shkurt, 18:54
-
Zelensky pas bisedës Trump-Putin për Ukrainën: S’ka marrëveshje pa ne! Presidenti amerikan duhet të më kishte telefonuar mua të parin
13 Shkurt, 17:32
-
Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi
13 Shkurt, 15:11
-
Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
13 Shkurt, 11:34
-
Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime
12 Shkurt, 18:18
-
‘Drejtësi e re europiane’, BE reagon për deklaratat e Ramës pas arrestimit të Veliajt: Thelbësore pavarësia e SPAK! Po ndjekim zhvillimet për hetimin ndaj kryebashkiakut
12 Shkurt, 17:02
-
Hegseth: Rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014, jo realist
12 Shkurt, 16:03
-
Drejtësia reagon ndaj Ramës, KLGJ: Persona të veshur me pushtet po prekin figurën e gjyqtarëve! KLP: Mos cënoni pavarësinë! Shmangni deklaratat
12 Shkurt, 14:38
-
BE: Zgjedhjet në Kosovë demokratike dhe pozitive! Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë e vetmja mënyrë që vendi të arrijë progres në rrugën europiane
12 Shkurt, 10:49
-
Kurti i drejtohet BE-së me një letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
11 Shkurt, 20:24
-
Zelensky: Pa SHBA, Europa nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës! Jemi të gatshëm të shkëmbejmë territore me Rusinë
11 Shkurt, 16:24