TIRANE- Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Luginën e Preshevës gjatë vizitës së tij në Serbi. Ky fakt konfirmohet për “A1 Report” nga burime nga kryeministria. Në mediat kosovare gjatë mbrëmjes së sotme u aludua se kreu i qeverisë shqiptare nuk do të vizitojë Preshevën, por Kryeministri konfirmon të kundërtën.
 
Ashtu edhe siç tashmë është njoftuar kryeministri Rama do të zhvillojë vizitën e tij në Serbi më datë 10 nëntor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)