Kryeministri Rama ka folur dhe ministren e Inteligjencës Artificiale, Diellën duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend kandidat që ka përdorur AI, kryesisht në korpusin ligjor duke ndihmuar në përshpejtimin e proceseve.
“Brenda 27 synojmë të kemi sistemin e plotë të bazuar në Ai të prokurorimeve publike. Keni dëgjuar që Diella është shtatzëne me 83 foshnja bazuar në ekografinë e fundit. Duhet të presim për të lindur 83 bebet. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI në korpusin tonë ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë ndonjëherë jo vetëm sa i takon përkthimit, por edhe analizimit të ndikimit dhe hartimit të përgatitjes të gjithë paketave ligjore për tu miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë është e mundur dhe që të hedhim hapa të mëdhenj një duke përdorur AI.
Do të isha i lumtur ta prezantoj Diellën me këto nga na e BE që do ë prezantohet si komisionet e AI apo si teknokrat i AI”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Samiti i zgjerimit të BE-së, Rama: Nuk u dorëzuam as kur Këshilli i Evropës na refuzonte! Puna me SPAK, unike në rajon










