Rama inspektime në Laç për rindërtimin: Për Krishtlindje e Vitin e Ri, qytetin s’do ta njohin!

Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në qytetin e Laçit ku po ndërtohen banesa të reja si dhe po rikonstruktohen ato ekzistuese.

Ai thotë se do të ndërtohen 727 apartamente të reja, si dhe do rikonstruktohen ato ekzistueset, dhe rrjeti i ujësjellësit. Gjithashtu kreu i qeverisë shprehet se do të ndërtohen 4 shkolla të reja e ndërsa 3 të tjera do i nënshtrohen rikonstruksionit.

Sipas Ramës, në këtë kantier janë të angazhuar 10 kompani shqiptare, një kompani turke dhe afro 3000 punonjës të cilët po punojnë për rikonstruksionin e këtij qyteti.

"Për Krishtlindje e Vit të Ri Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij" - shkruan Rama në Facebook.

Nuk kanë munguar dhe batuta mes kryeministrit Rama dhe banorëve të kësaj zone. Gjatë inspektimit në terren, Rama i pyeti nëse e besonin tani që qyteti do rindërtohej.

Rama: Tani e besoni që do bëhet apo jo?

Qytetari: E kemi besuar që në fillim (qesh)

Rama: Jo mo lëre po a e besoni tani? Epo shyqyr, beso e kontrollo është kjo punë.

Ndërsa takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet i cili tha se ka origjinë shqiptare, Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së tij.

“Servet? Do martojmë çunin këtu me gocë nga Kurbini. Kur i keni këto, do bëni ndonjë ceremoni apo? Nesër? Po do vij unë nesër këtu për ceremoninë, merr fund kjo punë”, tha Rama.

“E fejuam djalin e Servetit në Laç”, tha kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara.

“Jo more, qenka kryeveper, do e bejme lajm kete te Lacit”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Po u mësonte nxënësve si të bëjnë kosh, por vetë e humbi, Rama: Është kollaj me dhënë mend, ja unë që ju jap juve shih sa keq jam (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në shkollën  nëntëvjeçare “Dan Bajrami" të rikonstruktuar pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Në shkollën e rilindur nëntëvjeçare “Dan Bajrami", rrënuar nga tërmeti pas dekadash vjetërsimi dhe kthyer sot në një realitet të denjë për 400 fëmijë, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian", shkruan Rama.

Ai ka bërë edhe një lojë basketboll me nxënësit në palestrën e shkollës, ku ka mësuar nxënësit si të bëjnë kosh, teksa nuk i ka kursyer batuta.

"Është kollaj me dhënë mend, ja unë që ju jap mend juve shi sa keq jam", u tha Rama nxënësve, teksa po i mësonte dhe vetë nuk e bëri koshin e parë.

 

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën! Ushtria izraelite zotohet të përgjigjet