Rama: Raport i KE pasqyrë tjetër nga ajo që paraqet opozita, filtër vlerësimi edhe për ministrat! Kryesia e re e PS? Ka kohë

Kryeministri Rama mblodhi këtë të martë në selinë e PS drejtuesit politik në qarqe në takimet e përjavshme ku diskutohen raportet e punës së bërë si dhe për organizimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Pas mbledhjes me në një deklaratë për mediat ai komentoi progres-raportin e KE-së për të cilën u shpreh se nuk e ka lexuar. Por kryeministri nuk nguroi të thotë se ky raport është një pasqyrë ndryshe nga ajo që është reflektuar nga ana e opozitës.

"Nuk e kam lexuar ende progres raportin sepse kam qenë i angazhuar me gjëra të tjera dhe nesër pres komisionerin dhe do diskutoj më gjatë. Përveç raportit, është një pasqyrë e ndryshme nga ato që paraqesin të tjerët që flasin në emër të Europës"- tha Rama.

Ai foli dhe për procesin e vlerësimit të kandidatëve për deputetë përmes platformës së re. Ai tha se në ditët në vijim do të fillojë dhe vlerësimin e ministrave.

"Pas disa ditësh do dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat dhe përtej anëtarësisë. Çdokush të jetë i interesuar mund të hyjë të bëjë një vlerësim. Përgatisim dhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament. Nuk flas sot për atë që do ndodhë të premten. Ka shumë kohë deri atëherë" - tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:41
Rama: Emrat për kryesinë e re të PS? Ka kohë deri të premten, ditët në vijim do vlerësohen ministrat (VIDEO)

Kryeministri Rama pas mbledhjes me shtabin elektoral nuk preferoi që të zbulojë emrat për kryesinë e re të PS-së duke thënë se ka kohë deri të premten në mbledhjen e asamblesë. Gjithashtu ai foli dhe për procesin e vlerësimit të kandidatëve për deputetë përmes platformës së re. Ai tha se në ditët në vijim do të fillojë dhe vlerësimin e ministrave.

"I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë lajme të vjetra. Ne vazhdojmë punën dhe diskutojmë për gjendjen në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pasi disa ditësh do dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat dhe përtej anëtarësisë. Çdokush të jetë i interesuar mund të hyjë të bëjë një vlerësim. Përgatisim dhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament. Nuk flas sot për atë që do ndodhë të premten. Ka shumë kohë deri atëherë" - tha Rama.

Ndërkohë për raportin e KE-së Rama tha se nuk e kishte lexuar por e cilësoi atë si një pasqyrë ndryshe nga ajo që pretendon opozita për procesin e integrimit në BE.

"Nuk e kam lexuar ende progres raportin sepse kam qenë i angazhuar me gjëra të tjera dhe nesër pres komisionerin dhe do diskutoj më gjatë. Përveç raportit, është një pasqyrë e ndryshme nga ato që paraqesin të tjerët që flasin në emër të Europës. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte e kundërta nga ajo që tha opozita. Pas atyre që duan të çojnë njerëzit në rrugët e tyre qorre në luftën për pushtet" - tha Rama.

Në fund të komunikatës me mediat i pyetur për ligjin antishpifje Rama tha se ajo do të kalojë në Kuvend sapo të jetë reflektuar opinioni i Komisionit të Venecias.

"Nuk kam lexuar progres raportin. Ai ligj do të kalojë në Kuvend sapo të jetë reflektuar opinioni i Komisionit të Venecias" tha Rama.

Ora 18:35
Rama batuta me gazetarët: Seriozisht më prisni me orë të tëra? S’keni faj se i vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS

Pas mbledhjes së drejtuesve politikë të PS-së, kryeministri Rama foli për mediat ku nuk munguan dhe batutat me gazetarët.

Ai tha se nuk e kupton se si ata rrinë me orë të tëra duke pritur të përfundojë çdo mbledhje partie e PS-së, ndërsa më pas ka shtuar se kjo vjen pasi i vetmi lajm për të ardhmen merret vetëm nga Partia Socialiste.

“Seriozisht e keni që çdo mbledhje partie do ta ndiqni me kamera duke ndenjtur këtu me orë të tëra? S’e kuptoj, ndoshta s’keni faj sepse i vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë o lajme shumë të vjetra, o burime të thara informacioni”, tha Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU