Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Xhamia e Ballies në Elbasan.
Xhamia, tashmë e rilindur, është një nga objektet më të veçanta të kultit në botë.
Në vitin 2025, Xhamia e Ballies u përzgjodh fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare.
“Mirëmëngjes dhe me Xhaminë e Ballies në zemër të Elbasanit, tashme e rilindur e vleresuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Xhamia e Ballies ishte ndërtuar nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit të Elbasanit. Regjimi komunist në 1967 urdhëroi prishjen e saj.
Në vitin 2022 xhamia Ballijes u ringrit në të njëjtat themele por shumë më madhështore se e vjetra. Projekti është realizuar nga Commonsense Studio dhe elementi më tërheqës i xhamisë është minareja që konkuronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ original të saj.
Komente













Cfare te vecante ka kjo xhami? Brenda eshte e bukur,por jashte,mund te duket arkitekture moderne per te qene nje obj.fetar,sidomos xhami,por ama eshte nje mix i arkitektures se ish-komitetit te PPSH/Tirane,pallatit te kultures e muzeut kombetar.Po te mos ishte minareja qe dhe ajo duket si kullat verzhguese qe kane shume qytete ne bote,mund te ngaterohej me cdo ndertese tjeter laike.
PërgjigjuOre kryeministër, në vend që të mendosh për rilindjen e godinës së teatrit Skampa, ti na promovon këto paçavure fetare që mirë që nuk po i heqim, por të paktën mos i shtojmë. Edhe ajo fabula e bashkëjetesës fetare po, është e vërtetë që fetë në Shqipëri bashkëjetojnë paqësisht. Por kjo ndodh sepse shqiptarët janë popull ateist, ose më e shumta paganë. Dhe falë kësaj ndjenje të thellë brenda në mendjen e çdo shqiptari, fenë e kanë thjeshtë sa për kulturë dhe kurrë nuk kanë besuar seriozisht dhe fanatikisht. Kjo është arsyeja që bashkëjetojnë paqësisht fetë, dhe jo sepse jemi besimtarë të devotshëm. Dhe me këtë të kthehem te përmbajtja e artikullit, ajo xhamia vërtetë është e veçantë dhe moderne në arkitekturë, por stonon shumë me ambjentin përreth si në Kandahar. Rregullo teatrin Skampa sepse është një aset vërtetë i rrallë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ka akustikën ndër më të mirat në rajon. Por artistët ngrijnë nga i ftohti në dimër aty dhe kjo është skandaloze për një kryeministër artist që në vend të rregullojë teatrin, promovon godinën ngjitur me teatrin që në të shumtën e rasteve në vend të na iluminoje feja na ka errësuar.
Përgjigju