Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë të hënë aksioni është zhvendosur në Shkodër rreth shkollës "Ndre Mjeda".
Kreu i qeverisë shprehet se qëllimi i këtij aksioni është krijimi i një mjedisi më të sigurt e më funksional për nxënësit dhe komunitetin.
“Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, sot i fokusuar rreth shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt e funksional për nxënësit dhe komunitetin”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike, i nisur në korrik të vitit të kaluar, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
Komente












