Kryeministri Rama në Divjakë: Do
i japim zhvillimin e duhur zonës

Kryeministri Rama në Divjakë: Do<br />i japim zhvillimin e duhur zonës
DIVJAKË - Zona e Divjakës ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama gjatë kësaj fundjave. Rama inspektoj fillimin e punimeve për unazën e re të qyteti që di shërbejë fermerëve për të nxjerr produktet e tyre në treg. Gjithashtu një projekt i rëndësishëm që ka filluar, është edhe ndërtimi i poliklinikës së Re.
 
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në zonën e Divjakës, duke ndjekur nga afër fillimin e punimeve për ndryshimin e qendrës së qytetit dhe për rikonstruksionin e plotë të poliklinikës së re.
 
Poliklinka parashikohet të jetë e pajisur me laboratorë të ri për analizat e sëmundjeve të gjakut, që është një problem që shqetëson gjithë zonën. Kryeministri shoqëruar edhe me nga deputeti Erjon Brace, tha se ndërhyrja që ka filluar duhet të krijojë hapësira të reja për gjithë komunitetit jo vetëm për shkollat.
 
Kryeministri inspektoi punimet në Unazën Lindor të Divjakës. Kjo unazë do të shërbejë për të drejtuar gjithë tregtarët dhe banorët e zonës drejt tregut të shumicës, pa kaluar nga qendra e qytetit. Me këtë investim mbyllet tërësisht Unaza Lindore e Divjakës.
 
Për herë të parë pas 23 vitesh janë pastruar edhe kanalet kulluese të Divjakës.  Janë dashur 5 muaj për të hapur 11 km kanal, i cili ishte i gjithi i mbuluar me kallamishte. Për zonën më prodhuese në vend, hapja dhe pastrimi i kanaleve të vaditjes dhe kullimit është tejet i rëndësishëm për shtimin e prodhimit por edhe mos kripëzimin e tokave.

Divjakë, Rama inspektim punimeve të pedonales së qytetit 
Në kuadër të projektit kombëtar “Rilindje Qyteteve” kanë nisur punimet edhe pedonalen e qytetit të Divjakës. Por, ndërkohë me fonde të bashkisë është ndërtuar edhe një lulishte në qendër të qytetit.
 
Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, e njohu Kryeministrin në mënyrë të detajuar me projektin, i cili ndër të tjera parashikon edhe ndërtimin e një rruge pedonale që parashikohet të lidhet me qendrën, ndërtimin e korsisë së biçikletave pranë kësaj pedonaleje dhe mbjelljen e palmave përgjatë gjithë kësaj rruge. Paralelisht po ndërhyhet edhe në infrastrukturën nëntokësore, me qëllim rehabilitimin e sistemimit të kanalizimeve.

Edi Rama

Divjakë, Rama:50 km rrugë për të çuar vizitorë në Parkun Kombëtar
Falë një projekti të Qeverisë shqiptare është rehabilituar “Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta”. Kryeministri Edi Rama ishte sot dhe pa nga afër projektin e realizuar.
 
Ndërhyrjet, të bazuara në këtë projekt, kanë mundësuar rehabilitimin e rrugëve natyrale të Parkut Kombëtar të Divjakës, prej afro 50 kilometër, si dhe krijimin e infrastrukturës së duhur për vizitorët. Mbi 150 tabela informative janë vendosur në të gjithë parkun, si dhe është ngritur një Qendër Informacioni për vizitorët. Po ashtu, janë ndërtuar 4 ura druri që lidhin pjesët qendrore të parkut, për t’u bërë të arritshme nga vizitorët.
 
Në një status në rrjetin social Twitter shefi i qeverisë ka postuar një foto të Parkut Kombëtar, ndërsa thotë se do të ndërtohet një rrugë rreth 50 km për të gjithë vizitorët që duan të shikojnë Parkun Kombëtar të Divjakës.
 
“Pas rehabilitimit të rrugëve natyrale të Parkut Kombëtar të Divjakës janë 50 km për këmbësoret që presin vizitore”, shkruan Rama.

 divjaka
























Rama: Ndalimi i gjuetisë po rigjalleron speciet e rralla
Në Parkun Kombëtar të Divjakës, në saj të Moratoriumit 2 vjeçar të Gjuetisë, vërehet shtim i faunës së egër dhe në park janë ndërtuar 3 kulla vrojtimi për monitorimin e tyre.  Për këto rezultate, Kryeministri vlerësoi se “falë moratoriumit kemi një rigjallërim dhe një riafrim të specieve të tjera me specien e njeriut, që për vite të tëra u bë armiku i çdo specieje tjetër”.
 
Më tej, Kryeministri Rama vlerësoi mbështetjen që po i jepet fermerëve të kësaj zone, dukë nënvizuar peshën që ajo ka në të ardhurat për ekonominë kombëtare. “Nga ana tjetër, transformimi rrënjësor që po sjellim në mbështetje të fermerëve, duke pastruar gjithë kanalet vaditëse, duke pastruar gjithë kanalet kulluese, do të na japë shifra ende më entuziazmuese të eksportit, që në këtë zonë nga një nga burimet e veta më intensive dhe që në këtë zonë mund të japë shumë më tepër të ardhura për ekonominë tonë kombëtare”, vijoi Rama.

Kryeministri vlerësoi realizimin e këtyre projekteve dhe siguroi se shumë shpejt, në Divjakë, projekte të tjera do vihen në proces shumë shpejt. “Kantieret e rilindjes së qyteteve do të funksionojnë shumë mirë edhe për Divjakën, ku jo vetëm disa projekte janë vënë në proces zbatimi, por disa projekte të tjera do të vihen në proces shumë shpejt, në mënyrë që Bashkia e re e Divjakës të jetë një nga Bashkitë model për transformimin në shumë plane, në të gjithë Republikën e Shqipërisë”
 
Në një tjetër postim në rrjetin social 'Twitter',  shefi i qeverisë shkruan se ndalimi i gjuetisë po rigjallëron speciet e rralla. 
“Ndalimi që i bëmë gjuetisë po rigjallëron speciet e rralla dhe kooperativa e peshkimit që ngritem ka rezultat pozitiv”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social Twitter. 
 
rama


Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë