Rama në kantierët e shkollave në Larushk, Luz dhe Krujë: 158 shkolla të reja janë përgjigje ndaj kujtdo që gjuan me gurë e baltë qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar kantierët e rindërtimit të shkollave në Larushk, Luz dhe Krujë, ku ka bërë me dije se nga janari do të hapen dyert e shkollave të reja për shumë nënës. 

Ndërsa shkruan se vijon pa pushim puna për rindërtimin e shkollave, Rama thekson se shkolla nëntëvjeçare e Larushkut "Hajdar Hoxha" do të presë në fund të janarit 370 nxënës, ndërsa brenda shkurtit shkolla nëntëvjeçare e Luzit, "Gjon Luka" do të hapë dyert për 160 nxënës të tjerë.

"Vijon papushim puna në kantieret e shkollave. Shkolla nëntëvjeçare e Larushkut "Hajdar Hoxha" do të presë në fund të janarit 370 nxënës, ndërsa brenda shkurtit shkolla nëntëvjeçare e Luzit, "Gjon Luka" do të hapë dyert për 160 nxënësit e saj", thotë Rama.

Më tej ai i është "përveshur" opozitës e cila sulmon se janë shpërdoruar fondet e rindërtimit, duke theksuar se 158 shkolla të reja me standarde europiane janë një përgjigje kuptimplotë, ndaj kujtdo që sipas Ramës gjuan me gurë e me baltë mbi këtë qeveri.

"158 shkolla të reja me standarde europiane janë një përgjigje kuptimplotë, ndaj kujtdo që gjuan me gurë e me baltë mbi këtë qeveri që në 7 vjet e 3 muaj ka bërë më shumë përShqipërinë që duam se sa të gjitha qeveritë e tjera bashkë", shton më tej Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Rama në lagjen 'Rilindja' në Fushë-Krujë: Do strehohen 1200 banorë të prekur nga tërmeti! Ahmetaj: Do ndërtohen 15 pallate! Përfundojnë nga fundi i verës

Kryeministri vjon inspektimet në zonat e rindërtimit në Fushë-Krujë.

Ai është ndalur në lagjen "Rilindja", në të cilën pas procesit të rindërtimit do të strehohen rreth 1200 banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

"Aty ku po merr formë Lagja e Rilindjes pas rrënimit katastrofik të një viti më parë dhe ku do të strehohen, në kushte pakrahasimisht më të mira se më parë rreth 1200 banorë të prekur nga tërmeti", thotë Rama.

I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ky i fundit ka thënë se në total në Fushë Krujë do ndërtohen 15 pallate dhe 128 njësi individuale.

"Në lagjen rilindja do strehohen 1200 banorë të prekur nga tërmeti. 128 njësi banimi të organizuara në një kompleks njësisht me të gjitha ambientet. Në total në Fushë Krujë do ndërtohen 15 pallate dhe 128 njësi individuale komplet. Jemi fiks me programin me të gjitha ndërtesat", tha Ahmetaj.

Këtu Rama shtoi se nga "fundi i verës përfundojnë pallatet". Në çdo pallat do të ketë nga një njësi tregtare, të vogël, vijoi Ahmetaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuari: 29/12/2020 19:54

    Kjo nuk eshte balte por akuze DIREKT Per qeverine cfare po LUHET Me DURRESIN qe nuk permendet fare megjithe demtimetme te medha qe kishte durresaket e demtuar nga termeti jane te rrevoltuar me qeverine qe Po i MASHTRON dita dites

    Përgjigju
  • Qytetar durresi: 29/12/2020 19:36

    I vihet verdalle durrsit po asgje nuk shihet RILINDJA merren me fshatra e qyteza po aty ku eshte demtimi kryesor heshtet duket se do LUHET korrupsion I madh te SHOHIM cdo te ndodhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja