TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë miqtë e tij në rrjetet sociale për një konferencë online. Nesër në orën 12:00 të gjithë ata që kanë pyetje mund t’ia drejtojnë drejtëpërsëdrejti kryeministrit Rama në një konferencë Live nga “Facebook” apo “Twitteer”, që kreu i qeverisë e ka prezantuar sot në rrjetin social.
 
Në lajmërimin që kryeministri bën për të gjithë miqtë e tij online, thotë se "kjo është konferenca e parë si kryeministër".
 
Ndërsa shton se pyetjet e të gjithë atyre të interesuarve që duan të marrin një përgjigje nga kryeministri Rama, të shkruajnë në fund të pyetjes së tyre “#PyetEdiRamen”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)