Kryeministri Edi Rama pas inspektimeve në kryeqytet ka qenë në Vlorë. Në Qytetin e Vjetër në Vlorë po rindërtohet rruga që e lidhm me bulevardin Ismail Qemali, përmes Sheshit të Flamurit, ku pas përfundimit të projektit i jep Vlorës nj fuqi të re tërheqëse.
Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mynyr Xhindi" në fshatin Vllahinë të Vlorës i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Në shkollë mësojnë 168 nxënës. Të shoqëruar nga prindërit, ata po merrnin librat për vitin e ri shkollor. Kryeministri u tha nxënësve në kwtw pragfillim vitishkollor se duhet të kujdesen për librat e t’i duan sepse libri është shoku më i mirë që mund të gjejnë.
Gjithashtu kryeministri Rama ka inspektuar nisjen e fazës së dytë të projektit të Lungomares për ta shtrirë deri në afërsi të tunelit tek Uji i Ftohtë. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, të cilët inspektuan këtë segment, ku ka nisur prishja e ndërtimeve për t’i hapur rrugë ndërhyrjes në infrastrukturë dhe rikualifikimin urban të gjithë zonës. Pjesë e projektit do të jenë disa pishina për të rritur dhe fëmijë, hapësira pushimi buzë detit të lidhura me shëtitoren nëpërmjet shkallëve.

Rregullimet në Lungomare
“Parashikohet që ky projekt që ka filluar me prishjen e gjithë ndërtimeve pa leje e të gjitha ndërhyrjeve që janë bërë në vite, do të kthehen përsëri në identitet, të krijohen plazhe, të krijohet shkallarja që do vazhdojë aty ku mbarojnë fushat e sportit e në drejtim të tunelit”, - the kryebashkiaku Leli.
“Kjo duhet pastruar totalisht, sepse duhet të garantohet që gjithë cilësia dhe bukuria e arritur me Lungomaren të vazhdojë të shtrihet deri tek tuneli. Kjo është faza e dytë. Faza e tretë pastaj është matanë, por nëkëtë fazë kemi këtë projekt, nga ku mbaron Lungomarja tek tuneli, që do të thotë që këtu duhet të pastrohet çdo gjë”, - tha Kryeministri Rama, i cili nënvizoi se projekti do të sjellë shumë zhvillim për zonën.
Rama në shkollën "Mynyr Xhindi"
/r.k./Shqiptarja.comKomente


NJE BRAVO E MADHE PER QEVERINE DHE EDI RAMEN ,,VAZHDONI RREGULLIMIN DHE PRISHJEN E LOKALEVE PA LEJE NE BREGDET,,,VLORA KA KAPACITET TE PRESE 10 MILION TURISTE NE VERE,,,,DUHEN INVESTIME,,,,VLORA,DURRESI,,SARANDA,,SHENGJINI,VELIPOJA,, NUK PRESIN ASNJE SEKONDE,,,CDO VONESE ESHTE HUMBJE PARASH NGA TURIZMI,,..//
PërgjigjuDiku ne sfond dukej Celo dhjari qe po shikonte me terbim se po i prishen mutrat qe mezi zaptoi me djersen e ballit.Eshte ai haleja poshte me bluze te zeze.
Përgjigju