Kryeministri Rama pas Vjenës:
Ja projektet tona me Ballkanin

Kryeministri Rama pas Vjenës:<br />Ja projektet tona me Ballkanin
Kryeministri Edi Rama në konferencën e parë për këtë sezon të ri politik, ka bërë një bilanc të marrëveshjeve të arritura në samitin e Vjenës. Duke i cilësuar si përfitime të rëndësishme në aspektin politik dhe ekonomik. Ndërsa është rënë dakort edhe për rrugën Nish-Prishtinë-Tiranë, që do të quhet Rruga e Paqes dhe korridori Kaltër që fillon në Kroaci kalon në mal të Zi , Shqipëri dhe përfundon në Greqi. Rama u shpreh se do të jenë edhe 5 projekte energjetike që përfitohen me financimet Europiane .

“5 projekte te rëndësishme ne fushën e ndërlidhjes energjetike, kemi marrë financim për interkonjeksionin me Maqedoninë. Apo edhe me Kosovën, do të fuqizojë kapacitet e Shqipërisë për të patur rol të rëndësishëm në tregun energjetik.”-tha Rama.

Gjithashtu ai riparalajmëroi edhe nisjën e aksionit kundër informalitetit ndaj bizneseve, si më i rëndësishmi i mandatit, por pa lënë mënjanë reformën në drejtësi operacioni për ujin dhe paketa e re në mbështetje të fermerëve për fermerët.

Pas reformës në drejtësi kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare do të kërkojë celjen e negociatave, pasi kjo është një nga kërkesat e fundit për këtë fazë.

 Kreu mazhorancës u ndal edhe njëherë të çmimi i naftës, duke theksuar se Shqipëria nuk ka çmimin më të lartë në rajon, por është taksa e qarkullimit që e bën të duket e tillë. 

Kisha, Rama: Një veprim për të respektuar historinë tonë
Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas samitit të Vjenës i pyetur për prishjen Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, sqaroi arsyet e ndërhyrjes duke i mohuar aludimet se në atë vend do të ndërtohet një objekt kishtar Katolik. Ai u shpreh se do të ndërojnë një shëmbëlltyrë të Kishës së vjetër duke e rikthyer në një vend ku do të ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall.



“Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë.por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem…Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush.. Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë. Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë”,­ tha Rama.

Rama:Me Vuçiç firmosim projekt bashkëpunimi para ndeshjes
Kryeministri Rama ndërsa ka folur për Samitin e Vjenës veçoi firmosjen e një projekti të përbashkët me Serbinë të cilin e krahasoi si atë mes Francës e Gjermanisë.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në vizitën e ardhshme të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç që do të jetë pikërisht në vigjilje të ndeshjes së Shqipëri-Serbi.

“Firmosëm projektin e nismës së përbashkët shqiptaro­-serbe për bashkëpunimin rinor bazuar në modelin e bashkëpunimit rinor që mori rrugën pas Luftës së Dytë Botërore dhe aktin e parë të lancimit në terren të këtij bashkëpunimi është rënë dakord ta bëjmë në vigjiljen e ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë që do të luhet në Elbasan Arena” -ka thënë kryeministri Rama.

“Ne duam ta përdorim instrumentin fantastik të shkëmbimit rinor, ashtu siç është ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, si një rrugë për përafrime dhe bashkëpunime të tjera, për të ndërtuar një miqësi të vërtetë. Ne nuk kemi shpikur asgjë, por ne kemi vullnetin të mbështetemi tek ky model” -tha Rama. 

Rama më tej deklaroi se synohet një marrëveshje që të arrijë edhe unifikim të të gjitha procedurave.
“Unifikim të të gjitha procedurave, për të pasur një lëvizje të lirshme jo vetëm të njerëzve por edhe të mallrave. Të jemi palë, e një procesi një tregu rajonal. Duke përgatitur në këtë proces në bazë t ënormnave Evropiane.”-tha Rama i cili përmendi edhe marrëveshjet e tjera të arritura në Samitin e Vjenës.

“Pas një pune intensie gjatë gjithë vitit është përcaktuar edhe e gjithë harta e projekteve të përbashkëta. Jemi shumë të inkurajuar që “Korridori i Kaltër” do të bëjë të mundur një kalim me standardet të rrugës nga bregdeti i Kroacisë te ai i Greqisë.Ne kemi mbështetur edhe projektin tjetër që Serbia e ka pagëzuar me emrin “Rruga e Paqes”. Janë miratuar për financim 5 projekte të rëndësishëm për ndërlidhjen energjetike. E rëndësishme që morëm financim për interkonjeksionin me Maqedoninë.”- u shpreh Rama.

Më tej ai bëri me dije se ka marrë përgëzime në lidhje m eecurinë e deritanishme të reformës.

“Kemi pasur një interesim të veçantë nga ana e partnerëve përsa i përket reformës në drejtësi. Kemi marrë përgëzime për ecurinë e deri tanishme.”-tha Rama.

Rama: Krijojmë Banke Rajonale për Ndërtim e Zhvillim
Në samitin e Vjenës Rama bëri me dije se ka marrë mbështetjen për krijimin e Banke Rajonale për Ndërtim e Zhvillim.

“Kam marrë mbështetje të shumëkërkuar prej nesh për të rifilluar punën me BERZH për ngritjen e një Banke Rajonale për Ndërtim e Zhvillim.”-tha Rama.

Rama:Ja 4 pikat kryesore të axhendës së këtyre 4 muajve
Kryeministri Rama në daljen e tij bëri me dije 4 pikat kryesore të axhendës së këtyre 4 muajve deri në fund të vitit Së pari operacioni kundër informalitetit dhe evazionit fiskal i cili nis nesër,aksioni i paralajmëruar për ujin hapja e një kapitulli të ri për financimin e sektorit të bujqësisë si dhe zbatimi i reformës administrativo-territoriale
 
"Nesër nis operacioni kundër informalitetit. Në aleancë me të gjithë sipërmarrësitme këtë aksion synojmë të vendosim drejtësinë dhe barazinë përpara ligjit siç bëmë me energjinë.Përpjekje për një kapërcim të detyrueshëm me të qënurit qytetar të Europës. Aksioni i dytë reforma e paraljmëruar e ujit paralelisht me këtë aksion.I kemi bërë vetes atë që asnjë vend nuk i ka bërë vetes.Kemi kaq shumë burime dhe skemi ujë vuajmë mungesën e ujit të pijshëm.Reforma e sistemit të ujit të pijshëm do të jetë e thellë strukturore dhe do të bazohet në avantazhin e madh ne reformën administrativo territoriale"-u shpreh Rama në fjalën e tij.

Informaliteti,Rama: Nga nesër nis operacioni më i rëndësishëm
 “Nesër nis operacioni më i rëndësishëm i këtij mandati, lufta frontale kundër informalitetit, e cila nuk nis nga zero por kalon në një fazë të dytë vendimtare për të ulur informalitetin në një nivel të pranueshëm. Do të jetë jo luftë kundër biznesit, por aleancë me biznesin që paguan taksat dhe në mbrojtje të konsumatorit që blen një mall dhe nuk merr kuponin përkatës. Është një përpjekje që ne synojmë jo vetëm të vendosim atë drejtësi e barazi para ligjit dhe në raport me detyrimet që secili të kontribuojë sa i takon, siç bëmë dhe me energjinë, por nga ana tjetër është përpjekje për të bërë një kapërcim të detyrueshëm epokal”.

Efektivi në trafikun e drogës me avion, Rama: Policia për t’u përshëndetur
Kryeministri Rama ka përshëndetur aksionet e fundit të policisë për asgjësimin e kanabisit dhe shkatërrimin e grupit që transportonte drogë nga ajri  drejt Italisë, ku bënte pjesë edhe një efektiv policie.

“Polica për t’u përshëndetur në këtë aksion. Pasi tregon se luftojnë jo vetëm ndaj trafikantëve e kriminelëve, por edhe ndaj atyre që ka brenda saj e që janë të implikuar me trafikun. Ky operacion i suksesshëm është i përbashkët mes Italisë e Shqipërisë Te bejmë të mundur që Shqipëria të jetë një vend i sigurt. Kemi shifrat më të ulta të krimit në 24 vitet e fundit.”- tha Rama.


Reforma për ujin, Rama: Do bazohet te reforma administrative
“I kemi bërë vetes atë që asnjë vend nuk i ka bërë vetvetes që jemi një vend kaq i pasur me ujë dhe mungon furnizimi. Reforma e sistemi të ujit të pijshëm do të jetë një reformë e thellë strukturore dhe do të bazohet shumë fort në avantazhin e madh që na ka krijuar reforma e thellë administrative, faqja e parë e kësaj reforme do të jetë ajo çka duhet të bëjmë për të vendosur në bazë tërësisht të re dhe paralelisht me këtë për të filluar një proces sensibilizimi se uji është mall dhe si çdo mall paguhet”

Raporti i BMI-FITCH, Rama: Rritja ekonomike është reale
I pyetur mbi raportin më të fundit ekonomik atë,të BMI­FITCH që thekson se Shqipëria edhe  për 10 vite do të jetë ndër vendet më të varfra në Evropë dhe se trajektorja për rritjen e ekonomisë do të jetë e ulët, Rama u shpreh se raporti është parashikuar për vitin 2029. Ai vuri në Shqipëria e ka rritjen ekonomike reale, duke shtuar se ndërsa në vitin 2014, rritja ekonomike ishte në 2.1 përqind, në tre mujorin e parë të vitit 2015 shënon 2.8% dhe në tremujorin e dytë pritet, 3%.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja