Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në takim ambasadorin e ri të Turqisë në vendin tonë, Baris Ceyhun Erciyes.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ka ndarë fotografi nga takimi, të shpërndara nga Ambasada e Turqisë në Tiranë.
“Është kënaqësi të mirëpresim ambasadorin e ri të Turqisë vëllazërore”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetin social ‘X’, krahas fotografive që ka shpërndarë.
Ndërkohë Ambasada e Turqisë në Tiranë, përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan se gjatë takimit palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike.
Ndërkohë në njoftimin e Ambasadës shkruhet se ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s.
“Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama (@ediramaal), priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. B. Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s”, shkruhet në faqen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.
Komente









