TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se reportazhi i TV RAI3, ku thoshte se gjatë 2019 është rritur sipërfaqja e kultivimit të kanabisit në Shqipëri nuk është i vërtetë dhe për këtë ka publikuar disa deklarata që vijnë nga agjencite mediatike italiane. Në këtë lajm, të cilën kreu i qeverisë e ka publikuar, thuhet se kronika e Rai3 nuk korrespondon me të dhënat e vërteta dhe se nuk duhet hedhur tym mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Argumenti u diskutua gjatë një takimi bilateral të zhvilluar në Napoli ku morën pjesë zv/ministri i brendshëm italian Crimi, drejtori i policisë italiane, Gabrielli, zv/ministri i Brendshëm shqiptar, Hodaj dhe ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri.
Sipas komunikatave e të Agjencive Italiane “Është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është sqaruar një kronikë e dhënë nga Tg3 në datën 27 janar 2020, ku flitej për një raport të rezervuar të policisë për rritjen e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar. Autoritetet kanë specifikuar që lajmet e bëra publike nga stacioni televiziv TG 3 nuk korrespondojnë me të dhënat reale dhe nuk mund të hedhin hije për efikasitetin real të kontrastit në lidhje me kultivimin e kanabisit dhe rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në deklaratat e perbashketa.
Teksa e ka cilësuar si një raportin "skandaloz" reportazhin e bërë nga TV RAI3, Rama ka falenderuar autoritetet italiane, sipas së cilët vërtetuan që e gjitha ishte një gënjeshtër e madhe mediatike.
"Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike", shkruan Rama.
Postimi i Ramës
Disa ditë më parë, në një edicion lajmesh të RAI 3 është publikuar një shkrim ku tregohej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200 % ose 12- fish ne krahasim me 2018,me 100.000 rrënjë te zbuluara. Për këtë reagime ka pasur reagime të shumta nga opozita.
Më poshtë dokumenti i plotë i autoriteteve italiane, publikuar nga Rama
.jpg)
.jpg)
-
Gjithcka qe ka te bej me drogen dhe mafian ne Shqiperi eshte e vertet.Vrasjet dhe situata e teegojn qarte qe situata ka dal jasht kontrollit dhe shqiptaret jan te pakapshem.Nuk flet vetem rai3 per drogen shqiptare
Përgjigju -
Nuk ka nevoje për dokumente. Po lirohen të burgosurit me burgim të perjetshem dhe Shqiperia po shpopullohet. Vendi eshte prone e femijeve te spiuneve funderrina kapterrë të PPSH plus fshatare!
Përgjigju -
Nuk ka nevoj per dokumente sepse mafia ka zaptuar pushtetin dhe Shqiperia eshte furnizuesi i europes dhe me gjere.Kete vend e ka mbuluar krimi dhe droga o Edo.Tashme nuk ke me fuqi per asgje.
Përgjigju












Komente
Komento