Kryeministri Rama të hënën
mbledh qeverinë në Durrës

Kryeministri Rama të hënën<br />mbledh qeverinë në Durrës
TIRANE - Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama do të mbledhë të hënën qeverinë e re për të diskutuar në lidhje me detyrat e lëna në mbledhjen e javës së kaluar në qytetin e Vlorës. Mbledhja ishte planifikuar të zhvillohej në qytetin e Shkodrës, por për shkak të zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen këtë të dielë në komunën Rrethina të Shkodrës, pritet që Rama ta mbledhë qeverinë në qytetin tjetër bregdetar të vendit, në Durrës.

Shmangia e qytetit të Shkodrës për mbledhjen e qerverisë së ditës së hënë është bërë për arësyen e thjeshtë që të mos ketë asnjë zë kontestues për zgjedhjet, pasi votat pritet të numërohen gjatë gjithë natës të së dielës deri të hënën e meqënëse Rama është kryeministri i vendit dhe qeverisja e ardhshme e PS, të mos ketë vend për akuza se është ndikuar në rezultat.

Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështjen të tjera, të cilat kanë të bëjnë qeverinë, por dhe diskutimi për nivelet e tjera të qeverisjes.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë