Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bullgari, pasi po merr pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor. Rama është pritur nga presidenti i Bullgarisë, Bojko Borisov. Në faqen e tij në Facebook, Rama ka postuar një video nga takimet që ka realizuar me liderët e Ballkanit dhe BE. Mes takimeve me homologët e tij, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ai me Presidentin e Serbisë Vuçiç.

Kryeministri shqiptar ka zhvilluar një bisedë edhe me homologun grek Aleksis Tsipras dhe me presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk. Liderët e BE po diskutojnë në Sofje mbi progresin e vendeve të Ballkanit që synojnë integrimin në BE. Në 17 Prill KE rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa pritet vendimi i tre vendeve skeptike Gjermanisë, Francës dhe Holandës.