Kryeministri Rama takohet
me Presidentin Donald Trump 

Kryeministri Rama takohet<br />me Presidentin Donald Trump 
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në New York gjatë punimeve të Asamblesë së OKB.
 
Rama shoqërohet në SHBA nga bashkëshortja e tij, ndërsa ka publikuar në Facebook foton me Presidentin Trump dhe zonjën e parë Melania Trump.
 
Foton me Donald Trump, Rama e shoqëron me statusin “PHOTO OF THE DAY” në shqip “Foto e ditës”.

Ky është takimi i dytë i shefit të qeverisë me kreun e SHBA-ve Donald Trump ku më herët kanë qenë të pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Në ditët në vijim pritet që të mbajë fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara edhe kryeministri shqiptar.
 
Tema kryesore e punimeve të OKB është kërcënimi i Koresë së Veriut. Trump tha dje se Shtetet e Bashkuara kanë fuqi dhe durim të pamasë, por se do të veprojnë nëse nuk kanë rrugëdalje tjetër duke i dërguar një paralajmërim të fortë regjimit koreano-verior.
Kryeministri Rama takohen me presidentin e SHBA Trump
Fotoja e Rames me Presidentin Trump

dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme