TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish kryeministër Britanik, njëherazi dhe këshilltar i tij besnik, Tony Blair.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori raporton se takimi ka ndodhur në vilën 30 në kryeqytet, ku fokus kanë qënë aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare, ku theksi është te integrimi i Shqipërisë në BE e ndarë nga Maqedonia e Veriut, por edhe vijimi i Balkanit të hapur. Report Tv sjell pamjet nga momenti kur Blair largohet nga vila 30.

Më pas, ai është takuar edhe me zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetaj. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar disa foto ku e cilëson si një "mik të mirë", Blair .

"Me ish-Kryeministrin britanik dhe mikun e mirë Tony Blair”, shkruan Ahmetaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Ahmetaj takon ish-kryeministrin britanik Tony Blair

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është takuar me ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

“Me ish-Kryeministrin britanik dhe mikun e mirë Tony Blair”, shkruan Ahmetaj.