I ngarkuari me punë I SHBA në vendin tonë David Wisner zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur ambasada e SHBA në vendin tonë, që përmes një statusi në Twitter njoftoi se Wisner dhe Rama diskutuan për bashkëpunimin e ngushtë në Këshillin e Kombeve te Bashkuara e veçanërisht kontributin nën drejtimin e Shqipërisë të OKB për Ukrainën e strehimin e afganëve.

Zyrtari amerikan ka falenderuar kryeministrin për mikpritjen që Shqipëria tregoi ndaj afganëve.

I ngarkuari me punë I SHBA në Shqipëri, David Wisner pritet nga kryeministri Edi Rama, 30 gusht 2023 

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të riafirmuar lidhjen e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.”-thuhet në njoftimin e ambasadës.

1/2 Chargé d’Affaires David Wisner met with Prime Minister Edi Rama today to reaffirm the strong bond between the United States and Albania. pic.twitter.com/IDTKcDZmkH

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 30, 2023