Kryeministri Rama thirret të enjten
nga PD në interpelancë në Kuvend
Kryeministri Edi Rama është thirrur të enjten në një interpelancë në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike, ku do të japë shpjegime për ‘dhunën’, sipas tyre, të ushtruar ndaj studentëve të mjekësisë, që kishin shpallur grevë urie, në shenjë kundërshtimi ndaj tarifave të shkollimit
Kryeministri Edi Rama është thirrur të enjten në një interpelancë në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike, ku do të japë shpjegime për ‘dhunën’, sipas tyre, të ushtruar ndaj studentëve të mjekësisë, që kishin shpallur grevë urie, në shenjë kundërshtimi ndaj tarifave të shkollimit.
Rendi i ditës i Kuvendit parashikon dhe shqyrtimin e disa pr/ligjeve si ai “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, disa ndryshime në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese”; ratifikimi i dy marrrëveshjeve, ajo për Programin e Reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës-Faza II”, si dhe ratifikimi i marrëveshjes së grantit me BERZH për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri.
Por, krahas axhendës zyrtare seanca parlamentare pritet të përfshihet nga debatet mes palëve, pas klimës së tensionuar që ka përfshirë politikën shqiptare si pasojë e deklaratave të fundit të deputetit Tom Doshi, i përjashtuar të hënën nga radhët e grupit parlamentar socialist.
Rendi i ditës i Kuvendit
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.02.2015.
2. Interpelancë me Kryeministrin kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
3. Projektligji “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian’’.
4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006 “ Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrrëveshjes kuadër të financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për Programin e Reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës – Faza II”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, si Administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-IT, për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri”.
7. Projektrezolutë “Për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri”.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./atsh/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.2%
-
Dështim
85.1%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54