Rritja e pragut të xhiros vjetore, nga 80 milionë në 140 milionë lekë për biznesin e vogël, gjë që ka ulur nga 15% në vetëm 5% tatim-fitimin për këtë fashë që nga janari 2019, po shihet si një impuls i ri në modernizimin dhe zgjerimin e biznesit. “Tani do na ndihmojë shumë ajo ulja që keni aplikuar me 5%. Shpresojmë që do vazhdojmë të rritemi, se deri tani po rritemi gradualisht. Asistenca që ka dhënë qeveria me uljen e tatim-fitimit do të na ndihmojë. Atë pjesë do ta investojmë, do marrim fuqi punëtore,” deklaroi përfaqësuesja e kësaj kompanie.
Kryeministri Rama tha se ky nivel taksimi, vetëm 5% për 91% të biznesit në Shqipëri, është më i ulëti në të gjithë rajonin. “Ne kemi arritur të shkojmë në një nivel taksimi që është më i ulëti absolut në rajon. Janë 91% e kompanive në total të Shqipërisë që paguajnë 5% tani tatim-fitimin deri në 140 milionë të xhiros. Nuk e ka asnjë. Mirëpo ne na intereson shumë kjo për punësimin dhe për vetëpunësimin, se në fillim ishte e pamundur ta bënim, për shkak të shtrëngesave që kishim, por duke u krijuar më shumë mundësi, kjo zona nga 80-140 milionë është zonë shumë interesante nga pikëpamja e fillimit të një procesi sofistikimi të biznesit,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.
Ministri në largim i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këto lehtësi ndihmojnë kompanitë e vogla të kalojnë në statusin e biznesit të madh. “Këta janë ndihmuar si kompani nga AIDA për t’u certifikuar. Certifikimi iu ka dhënë mundësi që të fillojnë eksportin. Eksporti po i jep mundësi që të zgjerohen dhe qëllimi i tyre nuk është të ngelen te 140-shi. 140 është shkallë për të kapërcyer aty ku praktikisht ne synojmë, te ai industrializimi i vogël që flasim edhe në programin e mazhorancës, edhe të qeverisë. Praktikisht këta janë impuls i vogël i atij industrializimi,” u shpreh Ahmetaj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje e rëndësishme në menaxhimin e ujërave
16 Shkurt, 08:35
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52