Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të vizitojë Romën të hënën më 13 janar, me rastin e prezantimit të ‘Giro d'Italia’.
Këtë vit në fakt gara e çiklizmit do të nisë më 9 Maj, nga Shqipëria.
Durrës-Tiranë do të jetë e para nga tre etapat shqiptare, që do të përfundojë në Vlorë dhe që do të nisë edicionin e 108-të të garës. Itinerari do të zbulohet në tërësi të hënën në Romë.
Për momentin nuk ka asnjë konfirmim për një takim mes Ramës dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, por nëse do të mbahet, nuk do të mungojnë edhe temat për diskutim mes dy liderëve, duke nisur ndër të tjera edhe nga hapja e dy qendrave informon media italiane.
Bëhet fjalë për pritjen dhe ndalimin e emigrantëve nga Shëngjini dhe Gjadri, ende jo funksionale për shkak të disa çështjeve ligjore, të diktuara nga çështja e riatdhesimeve në “vendet e sigurta” dhe proceseve gjyqësore në vendin fqinj.