Kryeministri rumun jep dorëheqjen

Kryeministri rumun jep dorëheqjen
Kryeministri rumun Viktor Ponta ka dhënë dorëheqjen një ditë pas protestave masive mbi zjarrin vdekjeprurës në një klub nate, ku humbën jetën 27 persona.

Ponto njoftoi dorëheqjen me një deklaratë të shkurtër nga selia e Qeverisë, në Pallatin Viktoria, në të cilën thotë se është i gatshëm të mbajë përgjegjësi për shpërthimin e ndodhur të shtunën.

“Unë kam detyrimin të theksoj pakënaqësinë legjitime që ekziston në shoqëri dhe po ashtu dëshirën legjitime që ekziston duke thënë që kam përgjegjësi më të madhe se sa pronarët e klubit. Njerëzit duan më shumë dhe do të ishte gabim për mua ta injoroja këtë fakt. Nuk dua dhe nuk e besoj se është e drejtë ta lë këtë përgjegjësi mbi ata që kishin të bënin në këtë fushë, majorët, sekretarët e shtetit apo ministra. Jam gati ta bëj këtë veprim, pasi një pjesë e rëndësishme e shoqërisë po e prêt. Duke filluar që nga dita e sotme po jap dorëheqjen nga detyra ime si kryemnistër, dhe si kreu i qeverisë.”-tha kryeminsitri rumun.

Ponta duke justifikuar gjestin e tij deklaroi se përgjatë viteve, si politikan, ai provoi se mund të mbajë qëndrim edhe kundër kundërshtarëve politikë. "Asnjëherë nuk do të të luftoj kundër popullit. Dhe unë besoj se ky do të ishte një gabim i madh dhe ne të gjithë do të vuanim," është shprehur Ponta

Ai shtoi se vuajtjet dhe zemërimi i njerëzve nuk duhet të degjenerojë në lojëra politike, lojra pushtetit, me efekte negative që janë të pamundura për t’u parashikuar.

“Shpresoj që dorëheqja ime do të kënaqë njerëzit të cilët dolën në rrugë,”- tha Ponta në televizonin Romanian TV. 

Ndërkohë Ponta është ende në gjyq i akuzuar për korrupsion. Gjatë verës, ai u bë kryeministri i parë rumun që akuzohet për korrupsion, evazion fiskal dhe pastrim parash.
Ai vazhdimisht i ka mohuar këto akuza duke i cilësuar akuzuesit si aspak profesionistë.
 
Ndërkohë kujtojmë se nga shpërthimi i fuqishëm të shtunën mbetën të vrarë të paktën 27 persona. Nga 400 personat që ndosheshin në lokal, 155 mbetën të plagosur nga zjarri që përfshiu klubin.
 
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari