Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë

Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë

Robert Fico dhe Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në Moskë nga një udhëheqës i BE-së që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Zoti Fico mbërriti në Rusi për një "vizitë pune" dhe u takua me Presidentin Putin kokë më kokë të dielën në mbrëmje, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë ruse RIA.

Sipas zëdhënësit, bisedimet do të përqendroheshin tek "situata ndërkombëtare" dhe furnizimi me gaz natyror rus.

Vizitat dhe telefonatat nga udhëheqësit evropianë me presidentin rus kanë qenë të rralla që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë, megjithëse kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vizitoi Rusinë në korrik. Vizita e zotit Orban u denoncua nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë.

Pikëpamjet e zotit Fico për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës janë në kontrast me ato të udhëheqësve të tjerë evropianë. Kryeministri sllovak u kthye në pushtet vitin e kaluar pasi partia e tij e majtë Smer (Drejtimi) fitoi zgjedhjet parlamentare në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane.

Që atëherë, ai ka ndërprerë ndihmën ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe është zotuar të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Udhëheqësi sllovak ishte gjithashtu një nga politikanët e rrallë të lartë të BE-së që u shfaq në TV shtetëror rus pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.

Në një intervistë me kanalin Rossiya-1 në tetor, ai pretendoi se Perëndimi e ka "zgjatur luftën" duke mbështetur Ukrainën, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë ishin joefektive.

Ai deklaroi se ishte i gatshëm të negocionte me Putinin. Ai gjithashtu u zotua të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Moskë majin e ardhshëm që do të shënojë 80 vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Kremlini ka përdorur festimet vjetore të "Ditës së Fitores" për të nxjerrë në pah aftësitë e tij në fushën e betejës dhe Putini përshëndeti trupat ruse që luftojnë në Ukrainë si "heronj" në aktivitetin e këtij viti./ VOA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:52
Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord

1734900906_20241207T175425Z1928241406RC.jpg

Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka lënë të kuptohet sot (22 dhjetor 2024) se mund të takohet me presidentin rus Vladimir Putinin në fillim të presidencës së tij.

Duke folur në ngjarjen Turning Point USA në Phoenix, Arizona, miliarderi ka theksuar sërish dëshirën për t’i dhënë fund “shpejt” luftës në Ukrainë. 

“Një nga gjërat që dua të bëj shpejt është të takohem me presidentin Putin, dhe edhe ai është dakord”,- është shprehur republikani 78-vjeçar.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim