Kryeministri Starmer: Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shkëndija edhe në Britani

Kryeministri Starmer: Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shkëndija edhe në Britani

Kryeministri britanik Keir Starmer

‘Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi vdekjeprurës në Liban kanë shkaktuar “shkëndija në komunitetet tona’.

Kështu ka deklaruar ditën e sotme kryeministri britanik Keir Starmer duke denoncuar rritjen e akteve antisemite dhe islamofobe në Mbretërinë e Bashkuar, që nga 7 tetori.

‘Flakët e këtij konflikti vdekjeprurës tani kërcënojnë të konsumojnë rajonin dhe shkëndijat e tij po ndezin komunitetet tona, këtu në shtëpitë tona. Ka gjithmonë njerëz që përdorin konfliktet jashtë vendit për të nxitur konfliktet këtu dhe që nga 7 tetori, ne kemi parë një rritje në komunitetet tona të urrejtjes së neveritshme kundër hebrenjve dhe myslimanëve”, tha ai.

Sipas mediave të huaja, lideri laburist u ka bërë thirrje edhe një herë “të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje” dhe t’u “rikthehen zgjidhjeve politike dhe joushtarake”.

Duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza, Starmer tha se zgjidhja me dy shtete ishte “zgjidhja e vetme e mundshme” për konfliktin.

Ofensiva hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës ka kushtuar jetën e afro 41 900 njerëzve, kryesisht civilë, sipas Hamasit.

Në këtë pikë, Starmer gjykon se “nuk do të kemi një të ardhme më të mirë duke traumatizuar, lënë jetim dhe zhvendosur një brez tjetër'.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?