Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar se sulmet e fundit ajrore të Izraelit në territorin sirian janë plotësisht “të papranueshme”.
Gjatë fjalimit të tij të sotëm në parlament, Erdogan tha se “asgjë nuk mund ta justifikoj këtë veprim”.
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 42 ushtarë, sipas grupeve të monitorimit në vend duke nxitur shqetësimin ndërkombëtar mbi një përhapje të konfliktit, pasi Damasku ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet.
Erdogan tha se sulmet izraelite janë një "mundësi e artë" për Bashar –in për të mbuluar masakrat e kundërshtarëve të tij.
"Assad është duke u përpjekur për të mbuluar atë që ndodhi në Banias duke përdorur sulmet izraelite si një pretekst," tha Kryeministri turk.
Ankaraja ka prerë kontaktet me Damaskun, pas thirrjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit, e cila është tani në vitin e tij të tretë duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 70 mijë personave.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com