TIRANË – Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sëbashku me 7 ministra të kabinetit të tij qeveritar do të vijë paraditen e nesërme në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Ai do të pritet në aeroportin e Rinasit me ceremoninë e rastit dhe më pas, do të marrë pjesë në inagurimin e restaurimit të xhamisë otomane të Kalasë së Prezës, realizuar me mbështetjen e Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim të Turqisë.
Në mesditë, në orën 13:00 – 13:10, kreu i Qeverisë turke do të pritet me një ceremony të veçantë në selinë e Kryeministrisë.
14:00 - 15.30 do të zhvillohet takimi me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Nivelit të Lartë shqiptaro-turk, që do të shoqërohet me nënshkrimin e disa marrëveshje të rëndësishme ndërmjet dy vendeve.
Në orën 15:50 – 16:20 është parashikuar , në Kryeministri, një konferencë e përbashkët për shtyp e të dy kryeministrave, atij shqiptar Edi Rama dhe homologut turk, Rexhep Tajip Erdoan.
Pasdite, Erdogan do të pritet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta si dhe do të mbajë një fjalim të posaçëm në Parlamentin shqiptar.
Kryeministri i Turqisë Erdoan do të pritet gjithashtu në një audiencë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në mbrëmje, për nder të tij do të shtrohet një darkë nga homologu shqiptar Edi Rama.
Ministrat që e shoqërojnë Kryeministrin e Turqisë, përveç Zv/Kryeministrit, janë: Ministri i Jashtëm, Ministri i Brendshëm, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ministri i Arsimit si dhe disa deputetë.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com