Kryeministri turk paralajmëron
SHBA:Hiqni dorë nga ky gabim!

Kryeministri turk paralajmëron<br />SHBA:Hiqni dorë nga ky gabim!<br>
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, lidhur me planin e SHBA-ve për themelimin e ushtrisë terroriste deklaroi se “Një anëtar brenda NATO-s, në vend se t’i mbrojë kufijtë e Turqisë, bashkohet me organizatën terroriste dhe një organizate ushtarake. SHBA-të duhet të heqin dorë nga ky gabim”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e "Takimit të Tregtarëve të Turqisë" në Ankara tha se “Shtetet që kanë qëllime imperialiste në rajon po japin mbështetje të hapur për organizatat terroriste. Kundër kujt? Kundër Turqisë. Qëllimi është që të vonohet rritja dhe stabiliteti i Turqisë, të eliminohen aftëstë e shfaqura nga Turqia për t’i zgjidhur problemet në rajon”.

Lidhur me përpjekjet e SHBA-ve për themelimin e ushtrisë terroriste, kryeministri Yıldırım tha: “Çfarë nënkupton kjo? Kjo nënkupton të bësh armiqësi ndaj Turqisë, duke marrë objektiv prapa organizatës terroriste. Kjo nuk ka një emër tjetër".

“Këto toka janë ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë. Për këtë arsye, çfarë do qoftë emri dhe nga kushdo që të vijë kërcënimi përpara nesh, ne do të mbrojmë shtetin tonë deri në pikën e fundit të gjakut. Nuk do të japim kurrë dhe assesi mundësi për asnjë strukturim, i cili është kundër pavarësisë sonë”, shtoi Yıldırım.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'