
Kryeministri i Ukrainës Denis Shmygal tha se mbjellja ka filluar në të gjitha rajonet e Ukrainës, përveç Luhanskut.
"Në të gjitha rajonet, përveç Luhanskut, ne kemi filluar një fushatë mbjelljeje. Ne po ndihmojmë fermerët. Ne u kemi dhënë atyre financime preferenciale për 3.5 miliardë Hryvnia ukrainase.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që regjistrimi i makinerive bujqësore të thjeshtësohet sa më shumë. Këtë po e bëjmë që mbjellja dhe puna në terren të mos ndalet askund," tha ai.
Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelensky deklaroi se "në të gjithë tokën tonë" duhet të bëjmë një fushatë mbjellëse të plotë "për aq sa është e mundur".
Shtabi i Përgjithshëm deklaroi se pushtuesit rusë po shkatërronin makineritë bujqësore dhe po kërcënonin fillimin e fushatës së mbjelljes në disa rajone të Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Telefonatë Biden-Zelensky: 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën! SHBA akuza Putinit për gjenocid, reagon Kremlini: E papranueshme











