Kryeministri Vuçiç bind serbët
e veriut të marrin pjesë në zgjedhje 

Kryeministri Vuçiç bind serbët<br />e veriut të marrin pjesë në zgjedhje 
PRISHTINE - Serbët e veriut do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë. Përfaqësuesit e Listës “Srpska”, pas konsultimeve me Beogradin zyrtar, kanë vendosur të ftojnë qytetarët serb që të votojnë në zgjedhjet e së dielës.

Pas vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe bisedës me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesit e serbëve nga Kosova kanë vlerësuar se bojkoti është një zgjidhje e keqe.

"Për shkak të përgjegjësisë ndaj popullit serb në Kosovë dhe Metohi, ne kemi vendosur që të shkojmë dhe të votojmë. Nuk duam që njerëzit të cilët në mënyrë aktive promovojnë formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës të jenë në gjendje të vendosin drejtpërdrejt rreth kësaj dhe shumë temave tjera të lidhura me jetën tonë", tha Branimir Stojanovic, nga Lista “Srpska”.

Simbolet shtetërore të fletëvotime, ishin përsëri shkak i mëdyshjes për liderët serbë për pjesëmarrje ose jo në këto zgjedhje. Ata kanë kërkuar që fletëvotimet të mos kenë stëm e Republikës së Kosovës. Bashkësia serbe ka 10 vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një tjetër kërkesë e tyr është dhe rritjae këtij numri.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë