Kryeministri zbret në sallë dhe
i kërkon llogari Ruçit për mungesat

Kryeministri zbret në sallë dhe<br />i kërkon llogari Ruçit për mungesat
Kreu i qeverisë është kujdesur personalisht për mungesat e deputetëve gjatë votimit. Edhe pse kryetari i Kuvendit Meta lajmëroi se procesi in votimit do të zhvillohej në orën 14:30, mungesa e deputetëve e ka shtyrë atë për më shumë se një orë.

Rreth orës 15:15 minuta, Rama zbriti nga vendi i tij për në sallë për të komunikuar vetë me kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi.

Kryeministri duke parë një numër shumë të vogël deputetësh në sallë, kërkoi nga Ruçi që të kontaktonte personalisht me secilin prej tyre në mënyrë që të niste votimi. Por edhe pas komunikimit të Ruçit me deputetët socialist, pesë prej tyre dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nuk kanë marrë pjesë në votim.

Seanca e djeshme që në nisje, por edhe gjatë zhvillimit të saj nuk ka pasur më shumë se 20 deputetë, ndërkohë që prej dy javësh opozita vazhdon bojkotin e parlamentit.

Edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama i kërkoi deputetëve të tij të marrin pjesë në komisione në mënyrë që të kalojnë sa më parë këto ligje të rëndësishme. Mungesa e 6 deputetëve të mazhorancës ka shtyrë për javën e ardhshme, që përkon edhe me javën e fundit të këtij sesioni parlamentar ligjet që kërkojnë 84 vota.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra