Kryeministria: Mandija nuk ka
mbledhur Qeverinë të enjten

Kryeministria: Mandija nuk ka<br />mbledhur Qeverinë të enjten
Kryeministria ka reaguar lidhur më një lajm të publikuar në një media se të enjten pasdite ka pasur një mbledhje qeverie të drejtuar nga zv/kryeministrja teknike Ledina Mandija, ku kanë marrë pjesë vetëm ministrat teknikë ndërsa pjesa tjetër e qeverisë është përfaqësuar me zëvendësministra.

Task Forca vendim qarkullues i Ramës
Sipas Kryeministrisë, të enjten nuk ka pasur mbledhje qeverie, ndërsa ngritja e Task Forcës për monitorimin e fushatës dhe përdorimin e aseteve publike në funksion të saj ka qenë një vendim qarkullues i kryeministrit Edi Rama. 

“Ditën e enjte nuk ka pasur mbledhje qeverie. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, firmosur nga Kryeministri në këtë ditë është me vendim qarkullues” – thuhet në njoftimin e qeverisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë