TIRANË - Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje akuzave të PD-së se ku u gjendën fondet për restaurimin e selisë së Qeverisë.
Duke publikuar edhe 13 foto të reja nga punimet që janë duke u kryer, sipas tij, falas në ndërtesën e Kryeministrisë, sipas planit origjinal italian, kreu i Qeverisë thekson: "Me kontribut vullnetar, zero lekë nga buxheti i shtetit".
Ky album i dytë fotografish, hedhur në profilin e Ramës në Fb, vjen si kundërpërgjigje ndaj "ambienteve luksoze" që PD-ja pretendoi po sot me anë fotografish, se la në godinë pas dorëzimit të saj dhe akuzave se ku u gjendën fondet për restaurimin.
PD KUNDERSULMON RAMEN PER RRENIMIN E KRYEMINISTRISE ME AMBIENTET LUKSOZE
Po sot, pas publikimit dje të albumit të parë me 30 foto vetëm rrënuese prej “Kryeministrisë si nuk e keni parë” në Facebook-un e Edi Ramës, PD-ja iu kundërpërgjigj Kryeministrit Rama me mbi 20 foto “lyxury” nga salla e pritjeve, paradhoma e ish-Kryeministrit Sali Berisha, salla e konferencave të shtypit, korridoret kryeministrore etj, të dërguara për mediat nga ish-zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli pas publikimit më parë në faqen e saj në Facebook bashkë me një koment, të ngjashëm me stilin e komenteve të Berishës në Facebook:
Ndërsa në tekstin shoqërues thuhej: “Rama na paskërkësh publikuar dje një album me foto të punimeve, që po kryen në Kryeministri, foto të bodrumeve të godinës, punëtorëve duke shkulur perdet, të pllakave me llaç të freskët dhe e paskësh titulluar "Kryeministria siç nuk e keni parë". Gënjeshtra është bërë bashkëudhëtarë e pandarë e gjysmë piktorit, tashmë edhe gjysmë fotograf”, thuhet në komentin e PD.
Më tej, Mëhilli shton se “kjo Kryeministri, që ka pritur njerëz të medhenj të kësaj toke, si Xhorxh Bush e Hillary Clinton etj, e që u hap për qytetarët më 28 Nëntor duhej të rrënohej vetëm që dikush të mbushte xhepat që në ditët e para pa filluar mirë punën”.
“Është e lehtë të rrëzosh një stemë republike, të shkulësh kangjellat, të grisësh perdet e sallës së mbledhjeve apo të ndërrosh kolltuqet e zyrave për të mbushur xhepat. Por, si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç'procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithë kjo? Gjithçka jashtë çdolloj procedure ligjore dhe pa transparence, përveç përfitimit apo favoreve”.
“Duke parë fotot që kishte publikuar Kryeministri i fasadave, më erdhi në mend shprehja: "Mjerë shtëpia kush ka hyrë brenda". Rama qimen e ndërron, por fasadat s'i harron!”
Redaksia online
(a.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Duke publikuar edhe 13 foto të reja nga punimet që janë duke u kryer, sipas tij, falas në ndërtesën e Kryeministrisë, sipas planit origjinal italian, kreu i Qeverisë thekson: "Me kontribut vullnetar, zero lekë nga buxheti i shtetit".
Ky album i dytë fotografish, hedhur në profilin e Ramës në Fb, vjen si kundërpërgjigje ndaj "ambienteve luksoze" që PD-ja pretendoi po sot me anë fotografish, se la në godinë pas dorëzimit të saj dhe akuzave se ku u gjendën fondet për restaurimin.
PD KUNDERSULMON RAMEN PER RRENIMIN E KRYEMINISTRISE ME AMBIENTET LUKSOZEPo sot, pas publikimit dje të albumit të parë me 30 foto vetëm rrënuese prej “Kryeministrisë si nuk e keni parë” në Facebook-un e Edi Ramës, PD-ja iu kundërpërgjigj Kryeministrit Rama me mbi 20 foto “lyxury” nga salla e pritjeve, paradhoma e ish-Kryeministrit Sali Berisha, salla e konferencave të shtypit, korridoret kryeministrore etj, të dërguara për mediat nga ish-zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli pas publikimit më parë në faqen e saj në Facebook bashkë me një koment, të ngjashëm me stilin e komenteve të Berishës në Facebook:
Ndërsa në tekstin shoqërues thuhej: “Rama na paskërkësh publikuar dje një album me foto të punimeve, që po kryen në Kryeministri, foto të bodrumeve të godinës, punëtorëve duke shkulur perdet, të pllakave me llaç të freskët dhe e paskësh titulluar "Kryeministria siç nuk e keni parë". Gënjeshtra është bërë bashkëudhëtarë e pandarë e gjysmë piktorit, tashmë edhe gjysmë fotograf”, thuhet në komentin e PD.
Më tej, Mëhilli shton se “kjo Kryeministri, që ka pritur njerëz të medhenj të kësaj toke, si Xhorxh Bush e Hillary Clinton etj, e që u hap për qytetarët më 28 Nëntor duhej të rrënohej vetëm që dikush të mbushte xhepat që në ditët e para pa filluar mirë punën”.
“Është e lehtë të rrëzosh një stemë republike, të shkulësh kangjellat, të grisësh perdet e sallës së mbledhjeve apo të ndërrosh kolltuqet e zyrave për të mbushur xhepat. Por, si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç'procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithë kjo? Gjithçka jashtë çdolloj procedure ligjore dhe pa transparence, përveç përfitimit apo favoreve”.
“Duke parë fotot që kishte publikuar Kryeministri i fasadave, më erdhi në mend shprehja: "Mjerë shtëpia kush ka hyrë brenda". Rama qimen e ndërron, por fasadat s'i harron!”
Redaksia online
(a.sh/shqiptarja.com)

Rama: Ja si ka qenë Kryeministria në vitet 1940-1941
Edi Rama: Ja si e gjeta Kryeministrinë e Berishës








